[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{për përmirësim}}
'''Amantia''', rrënojat e një qyteti antik ne Shqipëri
 
Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e IV para Krishtit.Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të [[Afërdita|Afërditës]], [[teatri]]t dhe [[stadiumi]]t.
 
 
Line 10 ⟶ 12:
Numizmatika
Gjetjet arkeologjike dhe kultura
Literature
 
Pozita gjeografike
 
Pozita gjeografike
Sapo hyn në luginën e Shushicës, në juglindje të Vlorës, midis kodrave që shtrihen në këmbët e malit të Kudhësit, të tërheq vëmendjen, një majë shkëmbore e vetmuar, e cila ngrihet lartë si një kon i madh. Një majë tjetër shkëmbore, shihet edhe nga lindja, duke ardhur nga Tepelena. Të dy majat shkëmbore formojnë një kreshtë, e cila zgjatet gati 1 km. me drejtim verilindje-jugperëndim. Kuota më e lartë e saj është 613 m. mbi nivelin e detit dhe ndodhet në skajin verilindor. Mbi këtë kreshtë dhe përreth saj, janë të shpërndara shtëpitë e fshatit Ploçë. Në këtë kreshtë dhe poshtë saj, ruhen rrënoja të ndryshme të një vendbanimi të lashtë, ai i Amantisë.
Amantia u zhvillua si qytet në kodrën e lartë dhe në tarracat e saj. Në kohët e lashta pllaja e sipërme e kodrës ishte e rrethuar me mure fortifikimi. Qyteti u zhvillua jashtë këtyre mureve, përreth Akropolit.
Line 20 ⟶ 23:
Kërkimet e para për indentifikimin e rrenojave të Amantisë filluan në shek.XIX. Që në gjurmimie e para ajo u lokalizua në rrënojat e fshatit Nivicë të kurveleshit nga Pukvili. Ka patur dhe lokalizime të tjera(Vajza). Por më vonë do të mbizotëronte mendimi se Amantia duhet kërkuar në Ploçë dhe jo gjetiu. Nga kërkimet dhe gërmimet sistematike u zbulua se Amantia, ka qenë një qendër e rëndësishme e kësaj krahine të Ilirisë së Jugut dhe se për një kohë të gjatë ka patur një jetë ekonomike dhe shoqërore të gjallëruar dhe një kultur materiale dhe shpirtërore të përparuar.
Burimet e shkruara për Amantinë dhe amantët
Burimet e shkruara për Amantinë dhe amantët janë të kufizuara e të fragmentuara. Sipas autorve të lashtë antikë, Amantia i përkiste Ilirisë dhe amantët ishin ilirë. Pas vitit 148 e. S Amantia bënte pjesë në provincën e Maqedonisë. Në një ndarje tjetër të provincave të perandorisë romake në Ballkan, në shek.II e. s. Amantia i takon provincës së Epirit të Ri. Ngjarje historike nuk ka. Na kumtohet se Amantia u bashkua me Çezarin në luftën kundër Pompeut, ose shumë shekuj më vonë, nën muret e saj të rindërtuara nga Justiniani, ushtria bizantine luftoi kundër saraçenëve. Kuptohet se të gjitha këto janë shumë pak për një qytet si Amantia, i cili pati një jetë gati njëmijëvjeçare. Duhet patur parasysh lidhja amantë-abantë dhe njohja e amantëve si epirotë. Në shek.IV p.e.s. Amantia njihet si një qytet ilir. Por krahas qytetit Amantia kishte dhe një krahinë të quajtur Amantia, e cila zgjatej deri në bregdet.
Na kumtohet se Amantia u bashkua me Çezarin në luftën kundër Pompeut, ose shumë shekuj më vonë, nën muret e saj të rindërtuara nga Justiniani, ushtria bizantine luftoi kundër saraçenëve. Kuptohet se të gjitha këto janë shumë pak për një qytet si Amantia, i cili pati një jetë gati njëmijëvjeçare. Duhet patur parasysh lidhja amantë-abantë dhe njohja e amantëve si epirotë. Në shek.IV p.e.s. Amantia njihet si një qytet ilir. Por krahas qytetit Amantia kishte dhe një krahinë të quajtur Amantia, e cila zgjatej deri në bregdet.
Sipas P. Skylaksit , amantët janë ilirë nga bulinët dhe Amantia nuk është një qytet grek; qytetet greke janë Apollonia e Epidamni. Plini, i ka quajtur barbarë amantët bashkë me bylinët . Për S. Bizantinin Amantia ka qenë krahinë e Ilirisë. Deri diku dhe të qartë janë kufijtë e territorit të banuar nga amantët. Në malet Keranune ata kufizoheshin me kaonet. Fqinjët juglindorë të tyre ishin atintanët , kurse në lindje kishin bylinët. Në disa njoftime , të dy qytetet Bylisi dhe Amantia, përmenden gjithmonë bashkë, që lë të kuptohet për lidhje të të ngushta midis tyre, pa përjashtuar dhe origjinën e përbashkët. Tekstit të P. Skylaksit , ju bënë disa korrigjime. Kështu titulli “ilirët” u zvendësua me titullin “taulantët”. Duke pranuar titullin “taulantët” pranohet mendimi se Amantia si krahinë e si qytet, në atë kohë ndodhej nën varësinë e shtetit ilir.
Ngjarje të tilla si kalimi i Apollonis e Dyrrahut, nën varësinë e shtetit ilir dhe vënia e Pirros me forcën e armëve në fronin e mbretërisë molose nga mbreti Glaukia, e përforcon këtë mendim. Me dobësimin e shtetit ilir , dhe me fuqizimin e shtetit të Epirit, në kohën e sundimit të Pirros, Amantia hyri në përbërjen e shtetit epirot. Për dy shekuj burimet për Amantinë heshtin. Ka shumë të ngjarë që, pas vitit 168 p.e.s., Amantia të jetë bërë e pavarur duke filluar dhe prerjen e monedhave me emrin e banorve të saj. Amantia mbeti e pavarur edhe më vonë. Këtë e vërteton dhe fakti, që Amantia është në listën delfike të theorodokëve, të datuar në vitet 220-189 p.e.s.
Line 36 ⟶ 38:
 
Akropoli
Amantia ka pasur të fortifikuar vetëm akropolin , majën e kodrës. S. Anamali jep një të dhënë: “ Pllaja e sipërme shkëmbore në pjerrësi të ndryshme të faqeve të saj i ka detyruar ndërtuesit të përshtatin muret , teknikën e ndërtimit dhe drejtimet e tyre në përputhje me vendin.” Kjo do të thotë se muri qarkon sipas relievit të kodrës. Mbetet për t’u vlerësuar teknika e ndërtimit të tij. Është punuar shkëmbi duke synuar vendosjen e blloqeve, duke realizuar lidhjen me faqet anësore dhe duke krijuar një faqe të jashtme, të drejtë e vertikale. Gurët që kanë qenë pjesë përbërse e murit janë gëdhendur në përmasa dhe forma të ndryshme ( paralelopipedi, polidonale apo trapezoidale). Qëllimi i zbardhur i blloqeve të latuar ka qenë muri i fortë dhe i mirë. Kur muri vendosej në tokë përdoreshin blloqe paralelopipedi me fugatura horizontale, vertikale me faqe të drejtë. Ndërsa kur muri vendosej në shkëmb, forma e blloqeve ishte poligonale.Pavarësisht nga trajta e blloqeve, muri ka qenë ngritur në një kohë dhe të ndërtuar me të njëjtën teknik. Ajo që të bën më shumë përshtypje është përdorimi i një teknike të lartë dhe përpunimi me kujdes i blloqeve. Në akropoli e Amantisë janë me interes dhe portat të cilat, në pjesën e sipërme mbylleshin me një hark të rremë.
 
Amantia ka pasur të fortifikuar vetëm akropolin , majën e kodrës. S. Anamali jep një të dhënë: “ Pllaja e sipërme shkëmbore në pjerrësi të ndryshme të faqeve të saj i ka detyruar ndërtuesit të përshtatin muret , teknikën e ndërtimit dhe drejtimet e tyre në përputhje me vendin.” Kjo do të thotë se muri qarkon sipas relievit të kodrës. Mbetet për t’u vlerësuar teknika e ndërtimit të tij. Është punuar shkëmbi duke synuar vendosjen e blloqeve, duke realizuar lidhjen me faqet anësore dhe duke krijuar një faqe të jashtme, të drejtë e vertikale. Gurët që kanë qenë pjesë përbërse e murit janë gëdhendur në përmasa dhe forma të ndryshme ( paralelopipedi, polidonale apo trapezoidale). Qëllimi i zbardhur i blloqeve të latuar ka qenë muri i fortë dhe i mirë. Kur muri vendosej në tokë përdoreshin blloqe paralelopipedi me fugatura horizontale, vertikale me faqe të drejtë. Ndërsa kur muri vendosej në shkëmb, forma e blloqeve ishte poligonale.Pavarësisht nga trajta e blloqeve, muri ka qenë ngritur në një kohë dhe të ndërtuar me të njëjtën teknik. Ajo që të bën më shumë përshtypje është përdorimi i një teknike të lartë dhe përpunimi me kujdes i blloqeve. Në akropoli e Amantisë janë me interes dhe portat të cilat, në pjesën e sipërme mbylleshin me një hark të rremë.
Kur u ngrit akropoli ? Nga gjetjet arkeologjike, nga të dhënat dhe nga teknika e ndërtimit të mureve mendohet se i përkasin gjysmës së parë të shekullit IV p.e.s. Kjo është një kohë kur Iliria e Jugut u përfshi nga një lulëzim ekonomik. E vështirë është përcaktohet se sa kohë i shërbeu akropoli qytetit dhe se cilës i përkasin disa restaurime të vogla.
Ka shumë të ngjarë që akropoli i Amantias pas luftërave të Çezarit me Pompeun, nuk u përdor më për mbrojtje. Muret e akropolit dhe pse jo në gjendje të mirë përbëjnë një kompleks fortifikimi, me interes për njohjen dhe studimin artit të fortifikimit të qyteteve të Ilirisë Jugore.
 
Stadiumi
Matanë bregoreve, në “gropë e Kovaçit”, lindi stadiumi antik me 300 vende. StadiumI është monumenti më i ruajtur i ndodhur rreth 150 m. jashtë mureve të rrethuese, në lindje të qytetit. Një pjesë e tij u zbulua në 1949 gjatë një ekspedite arkeologjike. Gjatë eksplorimit u panë disa gurë të ngulur në tokë e të vendosur në trajtë shkalle. Ajo që të bie në sy është pozicionimi i stadiumit. Kjo tregon shfrytëzimin me mjeshtëri të amantëve të pozitës malore të qytetit.
Kodra dhe sheshi i përgjigjeshin mjaft mirë kërkesës së ndërtuesve. Shkallët e gurta, në formë patkoi të zgjatur, ndiqnin një pistë 12.50 m. të gjerë, të ruajtur rreth 55 m. Në njërin krah , kishte të mbështetur në faqen e kodrës 17 shkallë, kurse në krahun tjetër, të ngritur mbi një mbushje dheu kishte vetëm 8 shkallë
Shkallët , me gjerësi 0,60 m. dhe me lartësi 0,30 m. sherbenin për uljen e spektatorit. Ne faqet të ndenjësve kanë qenë gdhendur emra si Iparhos, Apollonos, Sokrates etj. Ndërtimi i stadiumit i takon mesit të shek. III p.e.s.
 
c.Tempulli
Në anën jugore të qytetit , rreth 200m jashtë mureve rrethuese është zbuluar bazamenti i një tempulli antik. Ai ka qenë një peripter i rendit dorik, me përmasa 12,5 m. dhe 6.75 m. Tempulli ka qenë i vogël i rrethuar me shtylla.
Materialet e gjetura, nuk ndihmojnë për të përcaktuar kohën kur u ngrit tempulli, as hyjninë , të cilit ai i shërbeu. Arkeologët mendojnë se tempulli u ngrit aty nga shek. III p.e.s., dhe ka vazhduar të përdorej edhe në shekujt I të e. sonë. Gjatë antikitetit të vonë, pranë rrënojave të tempullit, ka qenë ngritur me materialet e tij një bazilik paleokristiane.
Line 52 ⟶ 53:
 
Muret mbështetëse
Amantia tregon për një traditë të mirë të ndërtimit të godinave në tarraca. Për shkak të pozitës, amantët, zgjeruan shpatet e kodrës dhe i mbështetën në mure. Mure të tillë mbështetës ka në vendin e quajtur “Lëmi i Peçit” ku janë zbuluar rreënojat e një tempulli dhe të një kishe. Muret mbeshtetës në “Lëmin e Peçit” dhe në anën veriore të akropolit janë forcuar dhe me kontraforca. Midis mureve mbështetës, dallon muri i madh në faqen veriore të akropolit. Ky mur nuk lidhej me akropolin, por i shërbeu atij.
Në gjendjen e sotme, muri i madh me kontraforte, shihet në një gjatësi rreth 41 m. krahu perëndimor i tij , i gjatë 9 m., nuk ka kontraforte; ai është 2 m. i gjerë dhe i ndërtuar nga blloqe gëlqerore paralelopipedi të puthitur mirë.
Rreshti 61:
 
Nekropoli
Varreza e qytetit ka qenë shtrirë kryesisht në anën perëndimore, në rrugën kryesore që vinte nga gjiri i Vlorës. Varret më të hershme kanë formën e një arke të krijuar me pllaka të mëdha guri të latuar dhe datojnë në çerekun e parë të shek.IV p.e.s. Shekullit të IV-III i takojnë një numër i madh varresh monumentale nëntokësore me dy dhoma të mbuluar në qendër. Më rrallë gjendet edhe tipi i dytë i varreve, vetëm me një ambient.
K.Paçi gjatë vizitës së tij hasi në një varrë monumental me dy ambjente. Të dy ambientet janë ndërtuar me blloqe gëlqerore dhe të mbuluar me qemerë. Një varr tjetër monumental na kumtohet nga S. Anamali. Ai ka formë katërkëndëshe, vetëm me një kthinë të mbuluar me qemer. Në sondazhin e vitit 1950 u zbuluan katër varre.
Line 73 ⟶ 72:
 
Numizmatika
Pas themelimit Amantia filloi gradualisht të rritej e të zhvillohej si një qendër e rëndësishme skllavopronare. Pamjen e plotë të një qyteti të zhvilluar antik e mori në shek.III-II p.e.s dhe vazhdoi të mbatej e tillë deri në fund të shek.I e.s. gjatë kësaj periudhe, Amantia njeh një zhvillim të shpejt të forcave prodhuese, i cili dëshmohet, nga të dhënat letrare,mbishkrimore e arkeologjike dhe nga aktiviteti i gjerë në fushën e prerjes së monedhave. Nga gërmimet arkeologjike është grumbulluar një material i pasur numizmatik. Si qytetet dhe krahinat e tjera ilire dhe Amantia preu monedhen e vet me legjendën AMANTON.
Tipi i parë-Ky tip ka në faqe kokën e Athinasë me përkrenare korintike, kurse në shpinë një kukuvajkë e rrethuar nga një kurorë me gjethe dafine. Legjenda vendoset lart dhe poshtë simbolit të shpinës e ndar në dy pjesë AMAN-TON. Tipi i dytë-Në faqe është përdorur figura e Zeusit dhe simbol shpine rrufeja me një kurorë dushku. Legjenda është e vendosur lart e poshtë rrufes, AMAN-TON. Sot kemi 89 copë monedha të këtij tipi. Tipi i tretë-Është vendosur koka e Zeusit dhe të Diones dhe në shpinë një gjarpër i cili rreth një kurorë dafine, dhe legjendën. Ky tip paraqitet në 7 variante dhe sot kemi 50 copë. Tipi i katërt-Në faqe është vendosur Artemisa me flokë të ngritura dhe të lidhura prapa. Në shpinë është vendosur flakësja me një kurorë dafine, ku në anën e majtë dhe të djathët është vendosur legjenda e ndarë në katër pjesë, AM-AN-TO-N. Tipi i pestë-Ky tip mban në faqe kokat e Dioskureve, kurse në shpinë është vendosur një yll me tetë rreze. Lartë e poshtë kërij të fundit është gdhendur legjenda AMAN-TON. Tipi i gjashtë-Ka në faqe si simbol kokën e Artemisës dhe emri i prytanit, ndërsa në shpinë obelisku, në anët e të cilit është gdhendur legjenda AMAN-TON. E veçanta e këtij tipi është shoqërimi i Artemisës me obeliskun e Apollonit. Kulti i Apollonit nuk ka qenë kurrë i përhapur në Amantia. Ai ka qenë dhe mbeti hyu kryesor i kolonisë helene, Apollonisë. Ky vendim duhet të ketë lindur si pasojë e drejtimit të ri ekonomik që ndoqi Amantia mbas ndodhive në Epir të vitit 168 p.e.s. ai ndjehu nevojën që të lidhej ekonomikisht dhe politikisht me Apollonin. Si datë për fillimin e prerjes së monedhave merret viti 230 p.e.s dhe si periudh përfundimi merret viti 168p.e.s.Por nga një studim më i thellë i bërë nga H.Ceka, si periudhë fillimi merrë vitin 260 p.e.s dhe si periudh përfundimi nuk merr vitin 168. Sipas këtij të fundit, prej 268p.e.s. deri në pushtimin e Epirit nga Roma, Amantia gëzoi një periudh autonomi të plotë ekonomike dhe politike. Madje në këtë periudh nxjerr dhe dy tipe të reja monedhash. Monedhat e Amantias ishin shumë të ngjashme me ato të Lidhjes Epirote.
Line 80 ⟶ 78:
Gjetjet arkeologjike dhe kulti
Gjetjet më të hershme nga Amantia, qeramike dhe figurina prej bronzi, i takojnë shek. VI p.e.s. dhe lidhet me një vendbanim protourban. Gjetjet qeramike u përkasin dy grupe: gjetjet enë të vogla me vernik të zi dhe enë të ndryshme.
Gjetjet më të hershme nga Amantia, qeramike dhe figurina prej bronzi, i takojnë shek. VI p.e.s. dhe lidhet me një vendbanim protourban. Gjetjet qeramike u përkasin dy grupe: gjetjet enë të vogla me vernik të zi dhe enë të ndryshme.
Gjetje të tjera konsiderohen tjegullat.
Sipas studimeve tjegullat janë përpunuar dhe i përkasin punishteve të qyteteve të Ilirisë së Jugut. Në varre janë gjetur dy gjipëra bronzi, fibula e varëse.