Diskutim:Kristaq Rama: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
== Referencat mbi fimosjen e dënimeve me vdekje ==
Ju lutem të më thoni, të nderuar [[Përdoruesi:Euriditi|Euridit]], [[Përdoruesi:Babagjysh|Babagjysh]], se përse paragrafi që shtova, bashkë me referencat përkatëse, është larguar? Ku bazohet joneutraliteti ti tyre? Për çdo fjali ka të paktën një referencë, në rastin më të mirë dy dhe tre. Nga burime të ndryshme. Tek një burim gjendej edhe dokumenti përkatës. Pres shpjegime.
 
:Përsa i përket paragrafit të fshirë jam i një mendje me ty: kjo enciklopedi nuk është instancë gjyqtare apo autoritet për vlerësimin ose damkosjen e personave. Të përmendësh ngjarje (dhe jo vetëm mendime!) me referenca dhe prova të qarta nuk do të thotë se vlerëson përfundimisht një person. Ti jep vetëm të dhëna biografike mbi veprime konkrete të tij pa i dhënë atyre asnjë ngjyrim vlerësimi as penal dhe as moral. Ky i mbetet vetëm lexuesit ta bëjë atë individualisht.
:Unë jam pra për atë që të përmendet kjo e dhënë por me distancën e duhur, psh.: "... gazeta filan ose ky burim pretendon ose thotë se ..." Në rast se pastaj ka zëra që e hedhin atë poshtë le të përmenden edhe ata. Kjo është asnjanësia dhe karakteri demokratik që ka ose duhet të ketë Wikipedia. --[[Përdoruesi:Gentius|Gentius]] ([[Përdoruesi diskutim:Gentius|diskutimet]]) 26 shkurt 2013 03:09 (CET)
Return to "Kristaq Rama" page.