Hasan Tahsini: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kategoria
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Hasan Tahsini.jpg|thumb|300pxHasan Tahsini]]
'''Hasan Tahsini''' lindi më [[1811]] në [[Sarandë]], [[Shqipëri]] dhe vdiq më [[1881]], ishte [[rilindas]], [[filozofia|filozof]], [[matematika|matematikan]], [[shqiptar]]. Dijetar i shkallës botërore e dhetar pararojë i Rilindjes Kombëtare, përveç gjuhës amtare, zotëronte edhe disa gjuhë të huaja. Ishte njohës i thellë dhe shtjellues i shkencave të natyrës dhe i atyre shoqërore; vëzhgues dhe shkoqitës i dukurive mbi gjithësinë e rruzullimin, themeluesi dhe drejtuesi i të parit universitet shtetëror në sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar), institucion që u përdor edhe si “Dâr-ul Funùn” (universitet). Kështu, i ndjeri hoxhë Hasan Tahsin efendiu u bë dhe mbeti i pari dhe i vetmi shqiptar që organizoi dhe drejtoi një universitet ndërkombëtar; – atë osman, - si dhe ishte ngritësi dhe drejtuesi i dy nyjeve eprore për diturinë shqiptare: Akademinë e Shkencave dhe universitetin e parë shqiptar në kryeqytetin e atëhershëm të sulltanatit osman, Stamboll. Ai ishte i pari që mbolli dhe përhapi në sulltanatin osman shkencat e natyrës dhe ligjet e gjithësisë e rruzullimit, psikologjinë etj. Por, ishte edhe i pari që mbolli dhe përhapi në masë mendimin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Në historinë e kulturës shqiptare të Rilindjes Kombëtare, Hasan Tahsini ka hyrë si një nga figurat më të shquara të shekullit të XIX, kurse në historinë e shkencës turke, si më i larti ndër të lartët dhe, në historinë e ar...simit të lartë të Turqisë, si Rektori i parë i Universitetit të Stambollit, si ligjëruesi i parë në shkencat sociale e ato natyrore.
Tahsini punoi për alfabetin shqip dhe donte ta kishte të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera për të treguar personalitetin e popullit të tij. Tahsini qe mësues i [[Vëllezërit Frashëri|Abdylit, Naimit e Samiut]], [[Pashko Vasa|Vaso Pashës]], [[Jani Vreto]]s, [[Ismail Qemali]]t e [[Daniel Oparaku]]t.