Hasan Tahsini: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 7:
Në Stamboll ai shkoi në moshë të pjekur, ndoqi mësimet në medresenë “Fatih”. Ku, ngaqë shkëlqente, drejtori-dijetari me emër, hoxhë Mustafa ef. prej Vidìni¹– i dha edhe mësime të veçànta dhe cilësimin: “Tahsin” (I pëlqyeshëm, i lëvduar, shembullor). Andej e mbrapa u quajt me emrin e përngjitur: “Hasan-Tahsin”. Si mirënjohje dhe falënderim për mësuesin dhe vlerësuesin e vet, vdekjen e dije-dhënësit të tij, hoxhë Hasan-Tahsin efendiu e përjetësoi me këta vargje: U shkrua me lotët e Tahsìnit: vdiq dijetari filozof prej Vidìnit. Në përfundim të studimeve, Tahsinin e emëruan muderriz (mësimdhënës) të filozofisë dhe të matematikës në po atë medresé.
 
*=== Studimet në Paris ===
Kur qeveria osmane e pa të domosdoshme çeljen e universiteteve në sulltanatin osman, një nga të dy të zgjedhurit e dërguar prej saj në Paris, për t’u pajisur me dituritë e nevojshme shkencore, ishte hoxha Tahsini. Njoftimi qeveritar u shpall në fletoren zyrtare “Xheride-i Havadis”, datë 14. Xhemadi-ul-àhër 1273 H.(10.X.1857): “...Ka dalë dekret mbretëror që urdhëron të dërgohen në Paris Lartësitë e Tyre, Tahsin Efendiu dhe Selim Efendiu, dy prej myderrizëve të nderuar, për të mësuar studentët e dërguar në Paris nga zyrat e shkollat mbretërore si edhe për t’ua mësuar gjuhën e bukur turqisht nënshtetasve të krishterë të mbretërisë osmane që ndodhen në Paris. Së fundi, për të studiuar edhe ata të dy disa shkenca që do të mësohen në universitetin që është gati për t’ u hapur”.
Meqë dituritë e tyre nuk mjaftonin për fillimin e studimeve atje, Selim Efendiu u kthye në detyrën e lënë të zëvendës ministrit të parë të arsimit, kurse Tahsini qëndroi në Paris dhe filloi gërmimet nëpër bibliotekat e atjeshme.. Brenda një viti ai arriti të fitonte tërë dituritë e nevojshme dhe u regjistrua në fakultetin e shkencave të natyrës. Madje, duke vazhduar studimet në të, ndoqi si i jashtëm studimet edhe në fakultete të tjerë. Bashkëkohës të tij, në veprat e tyre, theksojnë se ai përsosi frëngjishten dhe u thellua në fizikë, matematikë, kimì, biologji, filozofì, fiziologji, botanìkë, gjeologjì, shkencat shoqërore, e sidomos në filozofì, gjithësi e yjësì e psikologjì. M. K. I. Në faqen 1834 thotë se në mbarim të universitetit, e emëruan imam të ambasadës. Vlen të përmendet se ai Parisin e vlerësoi, jo vetëm për dituritë që lëvroheshin atje, por edhe për bukuritë e pashoqe të tij, gjë të cilën ai e endi dhe e pasqyroi në këta dy vargje:
Rreshti 13:
Ata që nuk shkojnë në Paris, s’quhen se kanë ardhur në botë.
 
*== Hapja e universitetit ==
[[Skeda:HasanTahsini.jpg|thumb|left|Hasan Tahsini]]Në mesin e shkurtit 1868 Tahsini u kthye në Stamboll, në përbërjen e grupit qeveritar që shoqëroi kufomën e ish- Kryetarit të Këshillit të Lartë të sulltanatit osman, Mehmed-Fuad Pashait; ai më 11 të atij muaji vdiq në spitalin e Nisës (Francë), ku qe dërguar për shërim. Oborri dhe Porta e Lartë, Tahsinin e ngarkuan me ngritjen dhe drejtimin e universitetit, për çeljen e të cilit kishin vendosur që në vitin 1866, (Maarif Nezaret-i Teshkilat-i) dhe (Tyrk Tarih Ezxhymém Mexhmuasì, Nr. 17(94), 1927), po deri atëherë s’ishte gjetur ende njeriu i duhur. Doemos që në atë sulltanat gjendeshin plot dijetarë, mjaft të zotë, po jo “Tahsìn”. Dijetari i ndritur arriti që të gjente mësimdhënësit e aftë prej kombesh të ndryshëm, asokohe brenda sulltanatit osman: Ai, gjithashtu, ndërmjet një deti talebêsh të diplomuar nëpër medresetë osmane, zgjodhi studentët e përshtatshëm; dhe – siç dëshmon Shemsuddin-Sami Frashëri, - “ditën e caktuar, në pallatin “Nana Mbretëreshë” çeli me aq madhështi universitetin e parë në sulltanatin osman”. Në fjalimin e rastit, me zërin e tij kumbues para studentëve dhe të pranishmëve të tjerë, ai shpalli programin mësimor-shkencor që kishte parashikuar të zbatohej në atë qendër dijesh. M. K. INALI në faqen 1834 të “Son Âsër Tyrk Shairlerì” thotë se Tahsin Efendiu, veç drejtimit të universitetit, jepte edhe mësime mbi filozofinë, yjësinë, gjithësinë e pambarim të “Botës së Madhe” dhe të “Botës së Vogël” e kiminë.
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[category:filozofëFilozofë shqiptarë]]
[[category:matematikanëMatematikanë shqiptarë]]
[[Kategoria:Personalitete shqiptare Islame]]
[[category:lindje 1811]]