Diskutim:Kristaq Rama: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 16:
Edhe një herë. Në artikull duhet të rikthehet paragrafi mbi Implikimin e Kristaq Ramës në këto dënime me vdekje. Referenca e mia nuk vijnë për të treguar se Kristaq Rama ishte i ati i Edi Ramës. Kjo pak më intereson. Referenca nuk i sjell as për të thënë se Kristaq Rama ishte një kriminel. As për të thënë se ishte artist i keq. Referencat sillen për të konfirmuar faktin e vendosjes së firmës. Kjo është e pa mohueshme.
Gjithashtu propozoj se nëse Babagjshi apo ndonjë tjetër përdorues e modifikojnë paragrafin përkatës, pa kuptim, pa referenca, atëherë të merren masa ndaj tij. Gjithashtu t'i hiqet e drejta për të modifikuar artikuj ose seksione artikujsh që kanë të bëjnë me implikimin e eksponentëve komunistë në Krimet e Diktaturës Komuniste në Shqipëri. --[[Përdoruesi:Mr. Pseudo|<span style="background-color:olive"> '''Mr. Pseudo''' </span>]] [[Përdoruesi diskutim:Mr. Pseudo |'''diskuto''']] 26 shkurt 2013 13:32 (CET)
 
:Përdoruesi Babagjysh, a ka mundësi të shprehesh konkretisht se çfarë ke kundra kësaj reference dhe këtij burimi se më dukesh se po humbesh në një mori të madhe përkufizimesh përgjithësuese? Eshtë ky burim për ty i pasigurtë? Trego arsyen se pse. Në lidhje me "[[Wikipedia:Dëshmi_verifikimi|vërtetësinë e burimit]]" duhet të të them se aty nuk bëhet fjalë se materialet nga shtypi (gazetat) nuk pranohen si burime. Trajtesat dhe shkrimet shkencore kanë vërtetë prioritet por në mungesë të tyre mund të merren edhe burime të tjera, psh. të medias dhe shtypit legal. Nqs. se ti ke një referencë tjetër kundërthënëse që e përgënjeshtron ose e hedh poshtë këtë fakt atëherë përmende edhe atë! Por jo veç thjeshtë ta hedhësh poshtë atë duke akuzuar pa baza në mënyrë përgjithësuese se tjetri kërkon vetëm "të përnjollosë kulturën dhe krijuesit e veprave të artit në Shqipëri"! Edhe një herë: kjo enciklopedi nuk është vendi dhe hapësira për t'u thurur lavde entuziaste idhujve por vetëm për informacion mbi fakte dhe vetëm fakte!
 
:Me këtë dua të të drejtohem edhe ty Pseudo: po aq sa jam për mosfshehjen e fakteve, po aq jam edhe kundra çdo ngjyrimi si "Implikimet me krimet e Diktaturës Komuniste", pavarësisht se edhe vetë i vlerësoj ato si të tilla. Ai nuk shkon me rregullin e stilit serioz të distancuar dhe asnjanës. Më mirë do të ishte, jo duke e ngulitur që në fillim në mënyrë pllakative sikur të ishte fakt i stërprovuar por pak a shumë: ''"Ka të dhëna që flasin se Kristaq Rama duhet të ketë marrë pjesë në nënshkrimin dhe aprovimin e vendimit të dënimit me vdekje të ..."'' Në këtë formë ose ngjashëm me të do të isha dakort ta aprovoj edhe në votimin në kuvend. --[[Përdoruesi:Gentius|Gentius]] ([[Përdoruesi diskutim:Gentius|diskutimet]]) 27 shkurt 2013 02:01 (CET)
 
== Referenca të tjera shtesë ==
Return to "Kristaq Rama" page.