[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: frp:Payis (L)
Rreshti 3:
== Histori ==
{{kryesor|Historia e shtetit}}
Krijimi i shteteve është rezultat i një procesi historik dhe sociologjik. Kur shoqëria farefisnore nuk ishte më kurrsesi në gjendje të rregullojë marrëdhëniet e reja që ishin krijuar, u bë hapi i fundit në drejtim të formimit të shtetit. Njerëzit që e kanë përjetuar këtë kapërcim cilësor, nuk kanë qenë të vetëdijshëm se nga parahistoria kanë hyrë në histori, nga fundi i periudhës së shkallës së barbarizmit në fillim të qytetrimit, nga organizimi farefisnor shoqëror në organizm shtetëror. Në fillim shteti mbante në vetvete mbeturina të shumta të sisitemit farefisnor. Mirëpo, pasi u formua, ai e përshpejoipërshpejtoi likuidimin e këtyre mbeturinave, duke afirmuar sistemin e ri. <ref>Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.63, botimi i tretë, Prishtinë 2004</tt></ref>
 
== Krijimi i shtetit ==
Sipas [[Adam Ferguson]]it, një tezë e cila vazhdon te ruaj kontinuitetin gjatë tërë historisë së mendimit politik thotë: shteti i kuptuar si një rregullim politik i një bashkësie, krijohet me shthurjen e bashkësisë së parë primitive që bazohej në lidhje gjinore dhe me formimin e bashkësive me të mëdha, që u krijuar me bashkimin e më shumë grupeve gjinore me qëllim te mbijeteses se brendshme dhe mbrojtjes nga rreziqet e jashtme.