[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 23:
Mori pjesë në [[Komintern]] dhe u integrua në lëvizjen nacionalçlirimtare. ''Babushi'', siç me thirrej nga shoket e miqte, ishte prej kohësh një veprimtar i njohur i ''Komintern''-it, kishte pseudonimin "''Emoraj''" dhe korrespondencë të rregullt me këtë organizatë të madhe komuniste ndërkombëtare. Letërkëmbimi i tij ruhet në fondin "''Albania: Collection nr. 495, Inventory nr. 188''"<ref>Ky fond gjendet në arkivat e Kominternit, që ruhen në Moskë, të cilat u numerizuan në vitin 2004, në një proces të gjatë bashkëpunimi midis Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, Arkivave Federale të Zvicrës dhe Arkivave Shtetërore të Rusisë. Në këtë proces prof.dr.[[Shaban Sinani]] bashkëpunoi me ''dr. Stephen Schwartz'' dhe ''dr. Bernhart Bayerlyen'', për transliterimin dhe saktësimin e listës së plotë të personaliteteve shqiptare. Arkivat e Kominternit njihen me shkurtesën INCOMKA dhe lista e fondeve personale mund të gjendet me një kërkim të lirë në multimedia.</ref>.
 
Në vitin 1943 ai qe internuar Durres Porto-Romano si bolshevik. Në mënyrë të beftë, kur nisi të dukej se luftës po i vinte fundi, për shkak të situatës së ndërlikuar në Kosovë, në ish-Jugosllavi dhe më gjerë në Ballkan, ai renditet skajshmërisht djathtas, duke marrë përsipër mobilizimin e rinisë së Kosovës në formacionin e ushtrisë së Reich-ut, trupat elitë SS. Me inkurajimin e [[Rexhep Mitrovica|Rexhep Mitrovicës]], kryeministër, por edhe të krerëve tjerë nacionalistë, si [[Xhaferr Deva]] etj., ai pranoi përgjegjësinë të merrej me organizimin e "[[Lidhja e Dytë e Prizrenit|Lidhjes së Dytë të Prizrenit]]" dhe pastaj edhe me ndërmjetësimin me autoritetet naziste për marrjen e vendimit për krijimin e Divizionit [[SS Skënderbeu|SS Skanderbeg]], i njohur terminologjikisht si Divizioni i 21-të Waffen (malor)<ref>"Vjetari" XXIV, Arkivi i Kosovës, Prishtinë 1988, f. 262 e vijim</ref>. Por, sipas disa studiuesve, "''prvih dana maja 1941 godine iz Albanije je stigao takozvani Kosovski komitet, "Albanski narodni savez", sa predsednikom Bedri beg Pejanijem na ćelu''" e inkurajuar nga kryeministri [[Shefqet Vërlaci]]<ref>Dźeletoviċ, Ivanov P.: "''Jevreji Kosova i Metohije''", Beograd 1988, st. 70)</ref>. Ndryshimi në kalendar në këtë rast nuk është me disa ditë apo muaj, por me vite. Deri më 13 shtator 1943 Bedri Pejani ishte i internuar në kampin e Porto-Romanos ne Durres<ref>. Gjithё jetёn e vuri nё shёrbim tё kombit e tё atdheut dhe pёr kёtё qёllim bashkёpunoi edhe me Kominternin dhe me LNÇ. Nga janari deri nё mes tё qershorit [[1944]] ishte kryetar i Lidhjes sё Dytё tё Prizrenit. Sikurse ishte në stilin e propagandës , ''Reich''-ut iu premtua se divizioni do të mund të mobilizonte 120 mijë deri 150 mijë vullnetarë. Por vetë autoritetet naziste nuk e besonin këtë fantazi. Në një telegram të datës 5 maj 1944 të [[Hermann Neubacher|H. Neubacher]]-it drejtuar konsullatës së përgjithshme në [[Tirana|Tiranë]]<ref>"''Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare''", Prishtinë 1998, f. 233. Shih M. Shatri, "''Kosova në Luftën e Dytë Botërore''", Prishtinë 1997, f. 195.</ref>, Bedri Pejani, premtues i kësaj shkalle rreshtimi, cilësohet si "''njeri jonormal''". Këto shifra ishin demografikisht të pamundura<ref>[[Shaban Sinani]]: Hebrenjtë në Shqipëri - Prania dhe shpëtimi, "Naimi" Tiranë 2009, f. 274 e në vijim.</ref>.
 
Mё [[1945]] u arrestua nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar duke i shprehur Petro Markos në fillim e pastaj në një shkresë prej [["Promemorie" e Bedri Pejanit|13 faqesh]] të daktilografuara që Petro Marko ia dha [[Hysni Kapo]]s, siç i tha vetë ky i fundit Pejanit të bënte<ref>Petro Marko: Retë dhe gurët pjesa II fq. 444, Tiranë v. 2000, "Omsca".</ref>. Eshtë i besueshëm kur thotë se e nxiti krijimin e këtij divizioni që shqiptarët të armatoseshin dhe të mos i zinte rasti i keq, fundi i [[Lufta e Dytë Botërore|luftës]], një fund që mund të vinte me të papritura të mëdha, me duart lart<ref>"''Bedri Pejani, në cilësi të kryetarit të [[Lidhjes se Dytë te Prizrenit|Lidhjes së Dytë Nacionale të Prizrenit]], i ka dërguar shkresë Führer-it, në të cilën, mes të tjerash, lutet të bëhet e mundur armatosja e 150 mijë vullnetarëve, përmes të cilëve ai synon të mposhtë serbët e malazezët''" - telegram i Neubacher (rezervat) nr. 864, datë 5 maj 1944; botuar shqip në "''Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944''", Prishtinë 1998, f. 233-234.</ref>.