[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 35:
 
Kur Partia Komuniste Shqiptare, e themeluar në nëntor 1941, filloi të përhapte, shqetësimet e nacionalistëve të djathtë demokratë, ku bënte pjesë edhe Ali Këlcyra, u rritën.
Në maj të vitit 1942, në shtëpinë ku banonte A. Këlcyra në Tiranë, u bë një mbledhje e gjerë nën pretekstin se do të organizonte përkujtimin e vdekjes së xhaxhait, Muhamet (Hilmi) Këlcyrës, ku morën pjesë: M. Frasheri, [[Fuat Dibra|F. Dibra]], [[Kol Tromara|K. Tromara]], [[Nuredin bej Vlora|N. Vlora]], [[Hasan Dosti|H. Dosti]], [[Faik Quku|F. Quku]], I. Luzaj, [[Safet Butka|S. Butka]], [[Fazlli Frashëri|F. Frasheri]], [[Musine Kokalari]], prof. dr. [[Selman Riza]], [[Lec Kurti]], [[Thoma Orollogaj|Th. Orollogaj]], [[Lef Nosi]] dhe A. Këlcyra. Mbledhja vendosi që organizata e Frontit të Rezistencës tani e tutje të thirrej vetëm organizata "Balli Kombëtar" dhe zgjodhi si kryetar Mid'hat Frasherin, një nga figurat karizmatike të patriotizmit shqiptar.<ref name="tf"/>
Më 1943 takohet me gjeneral Dalmazzon, takim i cili më 13 mars do të lindë projekt-protokoll marrëveshjen për fundin e gjakderdhjes, bashkëfirmosës me Nuri bej Vlorën. Episodi më i hidhur për të është koha, kur në qershor të këtij viti e kapin komunistët që e lirojnë më pas, të detyruar nga një presion i madh.
Në 1944 nga tribuna e Kongresit të Ballit Kombëtar shtron edhe një herë nevojën për t’u bërë thirrje komunistëve të heqin dorë nga lufta civile. Në këtë moment hedh idenë e krijimit të një Fronti Kombëtar për t’i bërë ballë luftës në dy krahë.