Bujqësia në Kosovë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 64:
Prodhimi i perimeve në Kosovë është i ndarë në prodhim në fusha të hapura (14.500 ha) dhe atyre të mbyllura (470 ha). Vendet kryesore të prodhimit janë Rahoveci, Prizreni dhe Vitia. Vendi me perime është zakonisht më i pakët se 2000 m2. Prodhimet vijnë rreth 90% nga vendet e hapura kurse 9% nga ato të mbyllura, mesatare prej 14 dhe 55 ton/ha.
 
Është një përpunues i perimeve në Prizren " ABI" ish Progres, përpunuesi më i madh në vend, i cili punon me kapacitet 20% dhe shfrytëzon vetëm 1.000 ton perime. I gjithë prodhimi i perimeve shfrytëzohet për tregun vendor. Importi arrinë deri në 25% të pemëvë dhe perimeve të freskëta. Gjate sezonës importi është 18% nga i tërë furnizimi dhe perimet shiten në shitoret vendore, supermarketet dhe minimarketet.
 
Prodhimet e perimeve në Kosovë janë relativisht fitimpruese. Çmimi mesatar i fermave për speca është 0.40 E/kg dhe kostoja e prodhimit variron nga 0.14 në 0.20 E/kg. Fermat me prodhim prej 30 ton/ha mund të arrijnë përfitim prej 2000 – 8000 E/ha. Cilësia e prodhimeve në fusha ndryshon dhe është i varfër kurse, mallrat nga serat japin kualitete më të mira. Paketimi kryesisht bëhet sipas peshës.