[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 17:
 
Lindi më 10 tetor 1885 në Pejë<ref name="re">[[Robert Elsie]]: Fjalori historik i Kosovës fq. 137-138</ref>, në familjen e Abdi Pejës(THACI).
Bedri Pejani shkollën e Mesme e kreu në "Robert College" dhe studimet e larta nё Degën e Historisë në Universitetin e Stambollit. Delegat në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]] (1908),organizator dhe Kryetar i Kongresit te Dyte te Manastirit dhe sekretar i Komitetit i Komitetit të Kosovës” (1918-1924). Në nëntor 1912, u zgjodh përfaqësues i [[Plava|Plavës]], [[Gucia|Gucisë]], [[Gjakova|Gjakovës]] dhe [[Peja|Pejës]], mori pjesë në mbledhjen e TAHSIMIT si procesverbalmbajtes dhe firmoi aktin e pavarësisë me 28 Nandor 1912 me siglen 'Bedri Pejan''”.
 
Më 1920 bëhet redaktor i gazetës ''Populli'' me qendër në [[Shkodra|Shkodër]].<ref name="re" /> Përkthen "Kujtimet" e [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinës]] nga frëngjishtja, të cilit i ndiqte moton "''edhe me djallin do të bashkëpunojsha për me bashkue Kosovën me nanën Shqipní''". Gjatë harkut kohor 1921-23 është Kryetar i Partisë Popullore. Mbështetës i kryengritjes së [[Fan Noli]]t dhe anëtar i [[KONARE]]-s. Me ''fitoren e legalitetit'' largohet nga Shqipëria, [[Ahmet Zogu]] e dënon në mungesë e më tej do ta amnistojë.<ref name="re"/> U angazhua në mbrojtjen e të drejtave të Kosovës dhe Çamërisë. Ka bashkëpunuar edhe me aktorin e famshëm shqiptar [[Aleksandër Moisiu]]. Më 1922 përjeton një "choc cerebral", gjë për të cilën do shtrohej në spitalin psikiatrik të Napolit, ku pas disa kohësh do përmirësohej.<ref>[[Sejfi Vllamasi|Vllamasi S.]], Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Neraida, 2000</ref>