[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Aziz Cami''' (1893-1943) ishte një ushtarak shqiptar, atentator, veprimtar i [[Balli Kombëtar|Ballit Kombëtar]].
 
== Jeta ==
Në vitin 1920 Aziz Çami ishte një komandant në [[Lufta e Vlorës|Luftën e Vlorës]]. Në mesin e viteve 1920 ai u largua nga Shqipëria pas vendosjes së monarkisë. Ai ishte një mbështetës i [[Fan Noli]]t dhe në vitin 1931 ai u arrestua për një atentat kundër Mbretit Zog I. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u bashkua me radhët e Ballit Kombëtar dhe luftoi kundër Gjermanisë naziste. Ai u vra në Tiranë në vitin 1943.
 
Aziz Çami, një anëtar i familjes Çami, u lind në [[Filat]], Çamëri, në vitin 1893. Në vitin 1917 ai u diplomua nga Akademia Ushtarake e Torinos si oficer artilerie. Pas pjesëmarrjes së tij në [[Lufta e Vlorës|Luftën e Vlorës]] në vitin 1920, Çami u bë një pasues i [[Fan NolitNoli]]t. Pas Lëvizjes së Qershorit 1924 u largua nga Shqipëria Ai u bë një aktivist i Komitetit Nacional Revolucionar (Konare), të krijuar dhe udhëhequr nga Noli në 25 nëntor 1925 në Vjenë, e cili synonte përmbysjen e qeverisë së Zogut në Shqipëri.
 
[[Hasan Prishtina]] dhe [[Mustafa Kruja|Mustafa Merlika-Kruja]], dy njerëz që udhëhiqnin shoqatat anti Zog në Vienë në atë kohë organizuan vrasjen e mbretit duke rekrutuar Aziz Çamin dhe [[Ndok Gjeloshi]]n, dy ish-oficerë të xhandarmërisë dhe republikanë të ​​vendosur. Sipas kujtimeve të Gjeloshit ai e studioi shumë mirë skenën para se të kryhej atentati.
 
Më [[20 shkurt]] [[1931]] Çami dhe Gjeloshi u përpoqën të vrisnin Zogun në VjenëVienë, Austri në shkallët e Operas së Shtetit të Vjenës, kur mbreti shqiptar ishte duke e lënë ndërtesën, pasi kishte parë operan "Palaçot". Roja personal i Zogut major [[Llesh Topallaj]] u vra, dhe Ministri në gjykatë, Eqrem Libohova u plagos, ndërsa Zogu vetë shpëtoi i padëmtuar. Sipas disa burimeve, Zogu arriti nxjerrë pistoletën e tij dhe të qëllojë në drejtim të atentatorëve, pa arritur ti godasë. Thuhet se Zogut i janë bërë 55 atentate, gjatë sundimit të tij. Të dy Çami dhe Gjeloshi mbanin pasaporta jugosllave në atë kohë, edhe pse Jugosllavia në atë kohë nuk do të dëshironte vdekjen e Zogut, sepse kjo do të çonte në një ndërhyrje të Mbretërisë së Italisë në Shqipëri, e cila nuk ishte në interesin e Jugosllavisë.
 
Sipas kujtimeve të Gjeloshit, Gjeloshi vrau Llesh Topallajn sepse e ngatërroi atë me Zogun. Topallaj kishte rroba ushtarake, ndërsa Zogu ishte me rroba civile. Gjithashtu ishte Gjeloshi i cili plagosi Eqrem Libohovën. Gjeloshi gjithashtu kujton se revolveri i Çamit nuk shkrepi dy herë rresht dhe e shtëna e tretë e Çamit ishte e pafatë, sepse ajo tashmë ishte vonë. Gjeloshi e kundërshton faktin që Zogu bëri përpjekje për të mbrojtur veten e tij dhe aq më tepër që mbreti nxorri pistoletën e tij për të qëlluar ndonjë. Gjithashtu Gjeloshi kujton se Llesh Topallaj nuk e mbuloi me trupin e tij mbretin si thonë disa legjenda shqiptare, për shkak se Topallaj u qëllua nga Gjeloshi dhe nuk kishte kohë për të reaguar. Gjithçka sipas Gjeloshi ndodhi në jo më shumë se disa sekonda, sepse sigurimi austriak reagoi menjëherë dhe i kapi të dy atentetorëtatentatorët.
 
Në vitin 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga ana e Mbretërisë së Italisë, autoritetet italiane e emëruan Aziz Çamin shef të policisë së [[Korça|Korçës]], por Çami dezertoi dhe u bashkua me [[Balli Kombëtar|Ballin Kombëtar]], në të cilin ai do të bëhej komandant i një batalioni dhe në mënyrë aktive i rezistoi trupave gjermane . Në vitin 1943 ai u bë komandant i forcave të Vlorës të Ballit Kombëtar, duke pasuar [[Hysni Lepenica|Hysni Lepenicën]], i cili ishte vrarë gjatë një beteje me trupat italiane. Çami vetë u vra nga komunistët shqiptar në dhjetor 1943, në të njëjtin shesh ku u vra [[Avni Rustemi]] në vitin 1924.
 
== Burime ==
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1893]]
[[Kategoria:Vdekje 1943]]
[[Kategoria:Ushtarakë shqiptarë]]
[[Kategoria:Balli Kombëtar]]
 
[[en:Aziz Çami]]