[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
U kthye versioni 1294360 i bërë nga Babagjysh (diskutimet)
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 20:
== Jeta ==
 
Rauf Fico lindi në Sana të [[Jemeni]]t, më [[13 mars]] të vitit 1881. Babai i tij ishte Ramizi (Tahmizi) nga [[Gjirokastra]], ndërsa nëna, Havaja, ishte prej derës së dëgjuar të Buzove të [[Berati]]t.
 
Kadiu gjirokastrit i Sanës u transferua në [[Shkodra|Shkodër]], dhe kështu Raufi e kreu arsimin fillor në mejtepen e Shkodrës. Për dy vjet vazhdoi shkollën Volksschule të Vjenës, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Stamboll. Po në Stamboll kreu edhe studimet e larta, në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané", shkenca politike-administrim. Gjatë qëndrimit në Stamboll hyri nën influencën e ideve të rilindësve, e veçanërisht me [[Naim Frashëri]]n. Sipas dokumentacionit të kohës, ai dhe vlonjati Jusuf Hamzai ishin ndërlidhësit e Naim Frashërit me studentët shqiptarë të Stambollit. Në korrik të vitit 1903, Fico përfundoi studimet e larta me diplomën shkëlqyeshëm dhe hyn në librin e artë të shkollës së bashku me kryeministrin e ardhshëm të Turqisë, Ismet Nonu.