[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 5:
== Receta ==
Boza ka vetëm katër përbërës: miell misri e gruri, sheqer dhe ujë.
300grmiell misri i perzien me 300gr miell gruri. Ne 2l uje te valuar e perzien miellin ngadale duke e hedhur ne uje. E le te vloje 5 ore duke e perzier. E le te ftohet dhe pastaj i hedh pak maja birre dhe e le te rrije dhe 5 ore te tjera. Pastaj i shton dhe 2,5l uje te ftohte, e perzien mire dhe e kullon ne site te imet. E le te rrije dhe 12 ore, pastaj nga lengu qe ngelet pas 12 oresh ne çdo 1l leng shton 100gr sheqer.
 
Në Shqipëri, boza është prodhuar kryesisht në zonën veriore të vendit, në veçanti në zonën e Kukësit. Boza ka katër përbërës kryesorë: [[mielli|miell]] [[misri]] e [[gruri]], [[sheqer]] dhe [[ujë]]. Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet tjera ngaqë përbërësi kryesor i saj është misri, kurse në Turqi, Bullgari, e Maqedoni mund të jetë gruri, [[elbi]], meli dhe [[qiqra]]t.
 
Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 grade Celsius, temperaturë në të cilën boza mund të ruhet për rreth një muaj. Boza nuk duhet të lihet të ngrihet pasi ngrirja sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.
== Vlera ==
 
Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit te qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji, dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak. Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi përmban vitamina [[vitamina A|A]], [[vitamina C|C]], [[vitamina E|E]], dhe katër lloje [[vitaminash B|B]]. Me hyrjen e Bullgarisë në Bashkimin Evropian, boza filloi të njihej dhe të përhapej dhe në BE duke u nisur nga mitet bullgare se boza zmadhon gjinjtë e femrave, një fakt që nuk është i provuar duke u nisur dhe nga përvoja e Pacara-it, i cili shton se boza njihet për shtimin e qumështit të gjirit tek gratë që kanë fëmijë në gji por nuk ka ndonjë efekt tjetër tek gratë.