Wikipedia:Mirësjellja: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Mirësjellja është pjesë e kodit të sjelljes në Wikipedia dhe një nga [[wp:pesë shtyllat|pesë shtyllat]] e Wikipedias. Politika e mirësjelljes është një standard i sjelljes që përcakton se si redaktorët e Wikipedias duhet të bashkëveprojnë. E thënë thjesht, redaktorët gjithmonë duhet të trajtojnë njëri-tjetrin me konsideratë dhe respekt. Në mënyrë që të përqëndrohen në përmirësimin e enciklopedisë dhe për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të këndshëm redaktimi, redaktorët duhet të sillen me edukatë, me qetësi dhe të arsyeshëm, madje edhe gjatë debateve të nxehta.
 
Kjo politikë përshkruan standardet e sjelljes që kërkohen nga përdoruesit kur ata ndërveprojnë, dhe mënyrat e duhura për tu përballur me problemet që mund të lindin. Kjo vlen për të gjithë redaktorët dhe të gjitha ndërveprimet në Wikipedia, duke përfshirë faqet e diskutimeve artikullit dhe të secilit përdorues, Kuvendin, dhe në çdo diskutim tjetër me ose rreth përdoruesve të tjerë.