[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 5:
== Klasifikimi ==
Fungjet janë mikroorganizma eukariotë që nuk përmbajnë klorofil, por kanë mur qelizor, struktura filamentoze dhe prodhojnë spore. Këto mikrobe rriten si saprofitë dhe zbërthejnë materiet e vdekura organike. Varësisht sipas mënyrës së klasifikimit të tyre, sot njihen afër 100.000 deri 200.000 lloje të fungjeve. Në mjekësi, njihen afër 300 lloje të fungjeve që shkaktojnë sëmundje në njerëz.Qeniet e gjalla klasifikohen në pesë mbretëri. Një mbretëri të veçantë e përbëjnë fungjet.
 
MBRETËRIA:'''Monerat''','''Protistat''','''Fungjet''','''[[Bimët]]''','''[[Shtazët]]'''.
:Taksonomia e mbretërisë së fungjeve është evolutive dhe nganjëherë edhe kundërthënëse. Në të kaluarën, klasifikimi i tyre bazohej kryesisht në morfologjinë e vërejtur me mikroskop të thjeshtë optik. Mirëpo, metodat moderne të studimit të ultrastrukturës së fungjeve, metodat biokimike dhe ato molekulare kanë sjellur dëshmi të reja që kanë ndryshuar taksonominë. Fungjet që kanë rëndësi mjekësore janë ndarë në katër rende:
* 1. Askomikota- shumëzimi seksual ndodh në qeskën e quajtur askus me prodhim të askosporeve .
* 2. Bazidiomikota- shumëzimi seksual ndodh në qeskën e quajtur bazidium me prodhim të bazidiosporeve .
* 3. Zigomikota- kanë shumëzim seksual me gamete dhe aseksual përmes krijimit të zigosporeve.
* 4. Fungjet mitosporike (Fungi Imperfecti) – nuk kanë formë të shumëzimit seksual. Në këtë grup bëjnë pjesë shumica e fungjeve patogjene.
 
== Morfologjia ==
Fungjet patogjene mund të ekzistojnë në trajtë të majave (tharmeve) ose hifeve (figura 4). Tërësia e një mase të hifeve e përbën miceliumin. Majat janë struktura mikrobike njëqelizore, kurse miceliet janë struktura filamentoze shumëqelizore, të përbëra nga qelizat tubulare me mur qelizor. Majat shumëzohen me bulëzim, kurse miceliumet degëzohen dhe trajta e degëzimit të tyre ofron ndihmesë në identifikimin morfologjik. Nëse miceliet nuk kanë mure ndarëse (septe), aëherë ato quhen koenocite (të paseptuara). Termet “hife” dhe “micelium” shpesh përdoren si sinonime. Disa fungje shfaqen në të dy format strukturore (maja dhe micelie). Këto quhen fungje dyformëshe.