[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 91:
Por një miqësi e shenjtë do të jetë miqësia e Qazim Bllacën me intelek tualin e madh që bëri 40 vite burg prej komunistëve shqiptarë Osman Ka zazi. U bënë shokë e miq që kur Qazimi ishte qeveritar në Tiranë e Osmani i ri intelektual. Miqësia u trash kur u ndodhën të dy në burgun e Tiranës. Më pas të dy në burgun e Burrelit dhe të dy të internuar në kampin e Shtyllasit në rrethin e Fierit. Shok i shtrenjtë ideali për Qazim Bllacën në burg ka qenë shqiptari i madh Selman Riza i cili kishte jetuar më shumë në Shqipëri se sa në Gjakovë. Selman Riza e ka mbajtur me bukë në burg Qazim Bllacën, pasi Selmanit i vinin ushqime prej familjes e Qazimit jo. Dhimbje e pashërueshme ka qenë për Qazimin kur shteti i Shqipërisë me Koçi Xoxën xhelat ia dorëzoi Jugosllavisë Selman Rizën që të dëno hej prej jugosllavëve. Me ikjen e Selman Rizës, Qazim Bllaca mbetet në vetmi të shumëfishtë në burg. Por fati e deshi që një ditë takimi në burg vjen për ta parë një shok pune i quaj­tur Skënder Gega prej Gjirokastre me të cilin kishin punuar kur Qazimi ishte në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare, por që ishin njohur vite më parë në Prizren, kur Skender Gega punonte në Komisariatin e Lartë Civil për Kosovën. Strugën e Dibrën, e Qazimi ishte kryetar i Bashkisë së Prizrenit. Kur e pa Qazimin në burg dhe në atë gjendje, Skënder Gega që të nesërmen filloi t'i dërgonte ushqime në burg prej famil jes së tij, duke iu bërë Qazimit vëlla e shkuar të vëllait. Më pas del në skenë në rrethana të vështira për Qazimin edhe një shok tjetër i tij e i Skënderit, Muhedin Dino nga Libohova. Një ditë Skënderi e një ditë Muhedini i dër gonin bukë e ushqime në burg Qazim Bllacës për dy vjet me radhë. Është shu më pak vetëm artik ulimi i mirënjohjes për këta dy shokë e familjet e tyre që i anë gjendur pranë Qazim Bllacës në rre thana kritike. Vjen pastaj një shok bur­gu tjetër i Qazimit, nga një kënd tjetër i Shqipërisë, nga Ulqin i. Cafo Ulqini, i vjetër në moshë, anti serb e antimalazez i tërbuar që e pret në besë shteti i Shqipërisë. Në ku shtet e vështira të burgut, kur duhej të flije për betoni, Qazim Bllacës i është gjendur dhe e ka ndihmuar një pejan i ardhur herët me familje në Tiranë Skender Taraku, i cili i sillte në burg shtroje e mbulojë. Shok i lartë ideali për Qazim Bllacën mbeti edhe shoku tjetër i burgut kolonel Sulejman Vuç iterna prej Vushtrie, por që kishte emigruar në Shqipëri. Kontakti me këtë njeri, që ia kanë nxjerrë shpirtin në baltat e kënetës së Maliqit në Korçë ku e kanë mbuluar të gjallë, ka qenë shkollë e vërtetë për Qazim Bllacën. Në burgun e Burrelit Qazim Bllaca ka pasur rast të jetë me shumë shokë e të njohur të tij, njerëz të shquar atë kohë për veprimtari patri otike e nacionaliste. Në rrethana të vështira kur burgu u jepte vetëm 500 gram bukë misri, ato mbanin gjallë njëri-tjetrin. 36 të burgosur në një dhomë me sipërfaqe 40 metër katrore ku ishte e pamundur të flije. Në dho mën numër 8 të burgut të Burrelit, ku ishte Qazim Bllaca, iu bënë shokë dhe e ndihmuan për të mbijetuar dy të burgosur .më të rinj se ai. Ndonëse vetë Qazimi atëherë ishte 32 vjeç. Është fjala për Avni Bejkovën prej Erseke dhe Xhafer Butka prej Kolo nje. Qazimin ata e ndihmuan veç të tjerave edhe me dashurinë që kishin ata për Kosovën martire. Gjatë viteve të qëndrimit me ta, ata asnjëherë nuk hëngrën pa Qazim Bllacën. Njëri shok që s’harrohet, Xhafer Butka ka vdekur në Londër, ndërsa tjetri, Avni Bejkova ka ardhur prej Tirane ku jeton dhe e ka takuar edhe në Prizren Qazimin. Shokë që s’harrohen për Qazim Bllacën janë edhe Kudret Kokoshi, ish-prokuror në gjykatën e Prizrenit, Abdulla Kama arsimtar nga Labëria, Xhevdet Kapshtica ish-prokuror gjykate në Korçë, Arshi Pipa prej Shkodre poet, shkrimtar e gjuhë tar dhe të rinjtë shkodranë Maliq Bushati e Ruzhdi Barbullushi, të cilët të tre e kanë mbajtur shpesh herë me bukë në burg. Shokë që s'mund të harrohen janë edhe Ragip Meta që ishte dhëndër i Bajram Currit dhe vëllai i tij Xhevat Meta që ka punuar do kohë në Kosovë. Por është edhe një mik i veçantë që e ka shpëtuar prej stërmundimeve fizike Qazim Blla cën. Pas nëntë viteve burg, e dërgojnë në punë në ndërtimin e aerodromit ushtarak tek Ura Vajgurore në Berat. Kur prej stërmundimeve gati po binte Qazimi, i del në ndihmë një djalë i ri prej Shkodre. Është fjala për Sami Repishtin. Ai ishte dënuar si student se pse e donte Kosovën. Pas 47 viteve pa u parë, kur Sami Repishti ka ard hur nga Amerika në Kosovë, janë takuar bashkë me Qazim Bllacën si dy miq të vjetër...
Shokët e Qazim Bllacës janë të shumtë. Por këta që përmendëm janë disa. Dhe ne i përmendëm për të dhënë një përmasë tjetër të Qazim Bllacës. Përmasën e intelektualit të pranuar nga të gjitha trojet shqiptare. Përmasën e shqiptarit patriot që ka qenë gjithherë kundër ndarjeve të hapësirës shqiptare, kundër deni grimeve që përpoqi të bënte dhe deri diku bëri diktatura komuniste në Shqipëri për krahina dhe rajone të ndryshme të hapësirës shqiptare. Qazim Bllaca ishte njëlloj shqiptar i dashur si për çamin nga Konispoli, si për ulqinakun, si për fierakun, tira nasin, shkodranin, si për struganin, mitrovicasin, gjakovarin, pejanin etj. Ishte i dashur për të gjithë e me të gjithë ata që flisnin, mendonin e vepronin shqip si të parët e kësaj toke arbnore.
 
==Lidhje të jashtme==
 
==Referencat==
 
[[Kategoria:Shqipëri etnike|Booigrafi shqiptaresh]]