[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 18:
Me vlerë madhore si për letërsinë arbëreshe ashtu edhe për studimet letrare shqiptare janë veprat e Zef Skiroit. Skirò ka qenë poet neoklasik, prozator dhe studiues, veprat e të cilit mund të thuhet se shënojnë një pikë kalimi drejt letërsisë bashkëkohore shqiptare në Itali.
 
Në moshën 9-vjeçare ai shkroi një vjershë kushtuar [[Skënderbeu]]t, duke hapur kështu siparin e veprave të veta të mëvonshme. Studioi në "SeminarinSeminar Shqiptar" në [[Palermo]], ku u formua me traditën e kulturës shqiptare si dhe të asaj klasike (Dante, Servantesi, Gëte, Shileri, etj.). Më [[1887]] së bashku me Françesk Petën themeluan në Palermo revistën ''Arbëri i ri'' si dhe botoi përmbledhjen e parë me vjersha. Skiroi mbaroi studimet për drejtësi më [[1890]] dhe po këtë vit u emërua docent i letërsisë antike në "Liceun Garibaldi" të Palermos.
Kur ishte vetëm 35 vjeç arriti të merrte vendin e titullarit të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të hapur pranë Institutit Mbretëror Oriental të Napolit.
Më pas ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në [[Napoli]] me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Jeta e tij do të rëndohej shumë nga vitet e fundit, veçanërisht me vrasjen tragjike të djalit të tij, Minos, si viktimë e një intrige politike më [[1920]]. Më [[1925]] mbajti një konferencë për të nderuar kujtimin e mikut të vet [[Luigj Gurakuqi]], që u vra atë vit në [[Bari (Itali)|Bari]].