Balli Kombëtar: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
rifuta dy paragrafet e fundit te hyrjes. Kolaboracioniste apo jo, kjo duhet shtjelluar me mire ne artikull
No edit summary
Rreshti 4:
Balli Kombëtar u përpoq të realizonte një bashkëpunim me [[Partia Komuniste Shqiptare|Partinë Komuniste]], për të cilin ia arriti qëllimit nëpërmjet [[Marrëveshja e Mukjes|Marrëveshjes së Mukjes]], të firmosur nga ballistët dhe komunistët në 2 gusht 1943.<ref name=Fischer/> Komunistët shqiptarë, nën presionin e [[Partia Komuniste Jugosllave|Partisë Komuniste Jugosllave]] e mohuan marrëveshjen në Shtator 1943 dhe kështu filloi [[Lufta Civile 1943-1944]] ndërmjet forcave të Ballit Kombëtar dhe atyre të Partisë Komuniste.<ref name="Vickers1998"/>
 
Pas çlirimit nga Italia Fashiste Balli Kombëtar formoi nën Gjermaninë Naziste një qeveri të përkohshme nën drejtimin e [[Ibrahim bej Biçakçiu]]t. AsamblekaAsambleja Kombëtare u mblodh për herë të parë pas katër vjetësh. Në vitin 1943-1944 pas disa fitoreve fillestare ndaj forcave te rezistences komuniste, me dobësimin e Gjermanisë dhe fillimin e humbjen e luftës nga Boshti, Balli e humbi mbështetjen e gjermanëve, dhe, si rrjedhojë, humbi edhe luftën kundër forcave të drejtuara nga komunistët shqiptarë dhe jugosllavë. Partia Komuniste, e ndihmuar me armë nga Jugosllavia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, arriti të merrte pushtetin në Shqipëri.<ref name="Frances Trix"/>
 
Balli Kombëtar u shpërnda pas Luftës së Dytë, dhe kryetarët e tij që s'kishin pasur mundësi të arratiseshin në Perëndim, u persekutuan nga regjimet komuniste të Shqipërisë dhe Jugosllavisë, në krahinat shqiptare të së cilës Balli Kombëtar kishte pasur influencë.