Beteja e Stalingradit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti shtoj: tt:Сталинград сугышы
v Bot: Automated text replacement (-|thumb| +|parapamje|)
Rreshti 1:
[[Skeda:Stalingrad-a.jpg|thumbparapamje|250px|Pamje e ushtarëve sovjetikë gjatë betejës së Stalingradit]]
 
'''Beteja Stalingradit''' përkufizon luftimet midis forcave sulmuese gjermane dhe atyre sovjetike nga gushti i vitit 1942 deri më shkurt të vitit 1943. Si një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore, në Stalingrad humbën jetën rreth 200 000 ushtarë të forcave të boshtit dhe rreth 485 000 të vrarë nga ana e sovjetikëve. Mbas kësaj beteje, ushtria e kuqe avancoi pa u tërhequr deri në Berlin. Gjeneralët që morën në dorë drejtimin e ushtrisë sovjetike ishin Georgi Zhukov dhe Aleksandër Vasiljevski.
Adolf Hitler si lider i Gjermanisë i caktoi Frederik Paulusit detyrën për të mposhtur Stalingradin. Stalingradi (Vollgogradi i sotëm) ishte një qytet i madh i zhvilluar si në industri ashtu edhe në hekurudha. Rëndësia e tij më e madhe qëndronte në faktin se Stalingradi ishte një pikë strategjike për të depërtuar në vendet e pasura me minerale të Kaukazit.
 
[[Skeda:Bundesarchiv Bild 183-W0506-316, Russland, Kampf um Stalingrad, Siegesflagge.jpg|thumbparapamje|250px|Fitorja e betejës nga Ushtria e Kuqe.]]
 
Nga ana tjetër Josif Stalin caktoi dy gjeneralët e tij më të mirë Georgi Zhukovin dhe Aleksandër Vasiljevskin në mbrojtjen e qytetit. Strategjia e tyre konsistonte në krijimin e një xhepi (rrethimi) të trupave gjermane, brenda vetë qytetit. Qyteti u bombardua masivisht nga forcat ajrore gjermane. Por kaq larg mund të shkonin ata. Për më tepër njësia e tankeve gjermane qëndroi pasive në luftime pa pasur mundësi të avanconin më në brendësi të qytetit. Beteja ndoqi luftime guerrilase dhe ofensivat e kundër ofensivat ndoqën njëra tjetrën. Me kalimin e kohës në Stalingrad trupat gjermane po sfiliteshin nga luftimet e mundimshme, ndërkohë që nga ana tjetër e lumit Vollga partizanë dhe rekrutë të rinj mbërrinin për t’iu shtuar ushtrisë së kuqe. Një problem tjetër për trupat gjermane ishin edhe furnizimet e nevojshme që duheshin për luftimet, ndërsa forcat sovjetike jo vetëm që përdornin potencialin e tyre, por merrnin ndihmë edhe nga aleati i tyre ShBA.