Dita e Verës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 204:
Në Hyllveg festa është standardizuar në datë 21 mars kur arrihet dhe barasnata, ndërsa tradicionalisht për disa krahina festimet fillojnë në dt. 14, një javë më parë për të hapur festimin javor. Dt. 14 është njohur dhe nga shteti kështu që është shpallur ditë pushimi. Ndërkaq nesër do të festojë Shkodra.
 
KORCA
Verorja - Zakon popullor. Më 1 mars, në fshatrat e krahinës së Korçës, fëmijëve dhe beqarëve djem e vajza u jepej një si rreth dore a varëse, e bërë me fill të tjerrur të kuq e të bardhë, term që ndoshta ka lidhje me emrin e stinës 'verë' në shqip. Në fund të ditës, vajzat i linin ato në degë peme ose në shkurre. Në qoftë se zogjtë i merrnin ato verore për të bërë fole, atëherë mendohej se vajza do të martohej brenda vitit.
Korca se bashku me Kolonjen jane zona qe perdorin te dyja kalendaret per festimin e dites se Veres. Ne keto zona festohet edhe ne 1 Mars edhe ne 14 Mars.Vecanerisht ne daten 14 mars ne keto zona celet vertet moti dhe mbremjen para se te bjere dielli i dites se 14 marsit te vegjlit dhe te rinjte e Korces dalin neper lagjet e qytetit dhe ndezin zjarre. Tradicionalisht lagjet bejne gare kush e kush te gjeje me shume shkarpa te beje zjarrin me te madh. Pastaj per mbaresi te gjithe perpiqen te kapercejne zjarrin si simbol i kapercimit me sukses te te ftohtit te dimrit dhe rigjallerimit dhe ndezjes se gjakut qe sjell Vera. Nenat dhe gjyshet neper shtepira bejen kulece me kripe ose te embla duke nenkuptuar jeten, gjallimin dhe bollekun. Ne date 14 femijet dalin me veze te ngjyera neper duar dhe me verore.
Verorja - Zakon popullor. Më 1 mars, në fshatrat edhe qytetet krahinës së Korçës, fëmijëve dhe beqarëve djem e vajza u jepej një si rreth dore a varëse, e bërë me fill të tjerrur të kuq e të bardhë, term që ndoshta ka lidhje me emrin e stinës 'verë' në shqip. Në fund të ditës, vajzat i linin ato në degë peme ose në shkurre. Në qoftë se zogjtë i merrnin ato verore për të bërë fole, atëherë mendohej se vajza do të martohej brenda vitit.Ky zakon ruhet akoma per te gjitha moshat. Zakonisht besimtaret bektashinj e heqin veroren ne date 23 MArs, diten e Sulltan Nevruzit dhe e vendosin ate ne pemet e Teqese se Turanit, nje fshat afer Korces, ose e heqin me te paren e dallendyshes se pare. Nqs nuk shkohet dot ne Teqe verorja vihet ne nje shkure a peme.
 
[[Kategoria:Festë]]