[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 97 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q5679 (translate me)
Rreshti 20:
Gjatë vizitës së tij në Shqipërinë jugore e, më saktësisht, në Janinë në vitin [[1808]], lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit [[1813]] do ta shtynin piktorin Tomas Filips që të realizonte portretin e famshëm të lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar. Portreti titullohet Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian (portret i një fisniku me veshje shqiptare) dhe paraqet Bajronin me një veshje ku ndërthuren e purpurta dhe e arta e jelekut me vizat gri e blu të një një turbani që i përngjan më shumë një shalli ; e bardha e këmishës dhe e fustanellës me të zezën e kadifenjtë të një xhakete. Ai mban në duar një jatagan i cili ka një këllëf të purpurt e të argjendtë. Portreti u vendos asokohe në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në Athinë. Megjithatë, ky nuk ishte i vetmi portret që piktori i bëri Bajronit. Në [[1835]] dhe në [[1840]] Filips pikturoi dy variante të tjera të këtij portreti. I pari iu dhurua më [[1862]], nga i biri i piktorit, Galerisë Kombëtare të Portreteve (National Portrait Gallery) në Londër, ku vazhdon të jetë i ekspozuar aktualisht. Ndërsa varianti i dytë, që u komisionua nga Xhon Murrej, botuesi i Bajronit, ndodhet i ekspozuar me publikimet e firmës në Albermarle Street, Londër.
 
Pasi vizitoi Portugalin e Spanjën Perëndimore, lundroi prej Gjibraltarit për ne Malte. Ku vendosi të shkoje të vizitoje Shqipërinë, i shoqëruar nga Kam Hobhauz. Gjate udhëtimit shkrtoi një ditar ne vargje, te cilën e pagëzoi me titullin "Shtegtimi i Çajd Harolld". Ndërkaq, sukses te madh letrar patën poemat e tjera te Bajronit "Gjauri", "Nusja e Abidonit", "Korsari", "Lara", "Rrethimi i Korinthit" dhe "Parisina". Bajroni krijoi një gjini të veçante të poemës romantike, me figura karakteristike të heroit romantik, nga ngjarjet dramatike te se kaluarës, prej jetës se viseve ekzotike të Lindjes. Ideja e luftës kunder reaksionit, politike e letrare, ideja për liri politike përshkojnë një varg të vjershave lirike në periudhën e parë të krijimtarisë se Bajronit. Te tille janë : "Mallkimi i Minerves", "Vajza qe qan", Vizitës së Princit-regjent në varrin e mbretit", etj. Nje veper e Xhorxh Bajron eshte Bijte e Shqipes
 
Ne [[1809]], kur arriti në Janinë, Ali Pasha e ftoi në Tepelenë në qytetin ku ka lindur në pallatin e preferuar, vetëm një ditë larg Beratit. Po megjithëse ishte pajisur me të gjitha lehtësirat e duhura dhe të përcjellë nga një prej sekretarëve të vezirit, mezi e mbaroi udhëtimin e tij (për shkak të shirave) brenda nëntë ditëve, një udhëtim që në të kthyer e bëri në më pak se katër ditë. Ruges kaloi afër dy qyteteve, Gjirokastrës dhe Libohovës, të cilat me sa dukej, nuk qenë shumë më të vegjël nga Janina. Bajron shkroi se Shqiptarët i kishin lene pershtypje në sy përmes shëmbëllimit që kanë me malësorët e Skocise në veshje, në fytyrë dhe në mënyrën e jetesës. Dhe vetë malet e tyre më duken si të Kaledonisë, veçse me klimë të butë.