Anselmi i Aostës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 52 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q43939 (translate me)
v Bot: Automated text replacement (-Janar +janar & -Shkurt +shkurt & -Mars +mars & -Prill +prill & -Maj +maj & -Qershor +qershor & -Korrik +korrik & -Gusht +gusht & -Shtator +shtator & -Tetor +tetor & -Nëntor +nëntor & -Dhjetor +dhjetor)
Rreshti 1:
[[Skeda:Anselm of Canterbury.jpg|parapamje|Sh. Anselmi i Aostës.]]
 
'''Anselmi i Aostës''' ([[1033]] ose [[1034]], [[Aosta]], [[Italia|Itali]] - [[21 Prillprill|21 prill]] [[1109]], [[Kanterberi]], [[Anglia|Angli]]), [[Shenjtori|shenjtor]] dhe [[Doktor i kishës]] në [[kisha Katolike Romake|katolicizëm]]. Thirret edhe "Anselmi i Bekut" ose "Anselmi i Kanterberit" ngaqë ai jetoi për një kohë të gjatë në [[Manastiri (Feja)|manastirin]] e Bekut, në [[Franca|Francë]], dhe më pas me detyrën e [[Kryeipeshkvi]]t, të ushtruar në Kanterberi. Anselmi ishte një [[Teologjia|teolog]] i njohur, dhe [[Filozofia|filozof]] i shquar [[mesjeta]]r, prandaj quhet edhe "babai i [[Skolastika|filozofisë skolastike]]". Ai njihet edhe si shpikësi i [[Argumenti ontologjik|argumentit ontologjik]] rreth qënësisë së [[Perëndia|Perëndisë]].
== Jeta ==
Anselmi lindi në qytetin e [[Aosta]]s në mbretërinë e [[Burgundi]]t (sot [[Italia]] e veriut). Familja e tij ishte fisnike, dhe zotë0ronte pasuri të mëdha. I ati quhej Gundulf, dhe ishte [[Lombardia|lombard]], me një karakter të ashpër dhe të rreptë. E ema quhej Ermenberga, dhe ishte një grua me virtyte. Ajo e rriti dhe e njohi me kujdes të birin me fenë e krishterë.
Rreshti 13:
Metoda e Anselmit ishte beso duke kërkuar të kuptosh. "Unë nuk kërkoj të kuptoj me qëllim që të mund të besoj", - thoshte ai. "Por unë besoj me qëllim që të mund të kuptoj." Ai theksonte se përpjekja e tij për të provuor ekzistencën e Zotit ose që mund të fillonte në qoftë se ai nuk do të besonte në ekzistencën e Tij. Mendja njerëzore nuk mund të depërtojë në thellësi tek Zoti, "sepse unë mendoj se intelekti im nuk është në asnjë mënyrë i mjaftueshëm që ta bëjë këtë..." Nga prova racionole e ekzistencës së Zotit, Anselmi nuk priste shumë dhe siç thoshte ai "unë dëshiroj vetëm një kuptim të vogël të së vërtetës, të cilën zemra ime beson dhe e do".
Përpara se ai te jepte argumentin ontologjik, në librin e tij Proslogiun, ai formuloi tre argumente të tjerë në një libër më të hershëm të quajtur Monologium. Këto tre argumente tregojnë orientimin e tij filozofik; domethënë pranimin prej tij të realizmit dhe hedhjen poshtë të nominalizmit. Realizmi i tij rridhte nga besimi i tij, se fjalët nuk janë thjesht tinguj ose konvencione gramatikore, por ato qëndrojnë në vend të sendeve reale, jashtë mendjes.
Shkurtimishtshkurtimisht tre argumentet e tij të hershme janë:
(1) Njeriu kërkon të kënaqet me atë që ai e quan të mirë. Përderisa ne nuk mund t'i krahasojmë sendet me njëra-tjetrën si më shumë ose më pak të mira, këto sende duhet të marrin pjesë në një, dhe në të njëjtën mirësi. Kjo mirësi duhet të jetë e mirë në vetvete dhe si e tillë e mirë supreme. Ne mund të përdorim të njëjtin argument për të madhërishmen. Por, duhet të ketë diçka, e cila është më e mira dhe më e madhërishmja nga të gjitha.
(2) Çdo gjë që ekziston, ekziston ose nëpërmjet diçkaje, ose nëpërmjet asgjësë. Është e qartë se ajo nuk mund të rrjedhë nga asgjëja. E vetmja alternativë, që mbetet, është se sendet rrjedhin njëkohësisht nga diçka tjetër dhe nga vetvetja. Ato nuk mund të rrjedhin nga vetvetja, sepse më parë ato nuk ishin asgjë. Të thuash se sendet rrjedhin nga diçka tjetër mund të ketë kuptimin se sendet shkaktojnë njera tjetrën, gjë e cila gjithashtu është absurde. Atëherë duhet të ketë një diçka e cila rrjedh nga vetvetja dhe sjell të gjitha sendet e tjera, dhe ky është Zoti.