Betejat shqiptaro-osmane të viteve 60: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
v Bot: Automated text replacement (-Janar +janar & -Shkurt +shkurt & -Mars +mars & -Prill +prill & -Maj +maj & -Qershor +qershor & -Korrik +korrik & -Gusht +gusht & -Shtator +shtator & -Tetor +tetor & -Nëntor +nëntor & -Dhjetor +dhjetor)
Rreshti 87:
=== Qëndresa antiosmane e shqiptarëve të Moresë në shek. XV ===
 
Si rezultat i emigrimeve masive, që vazhduan gjatë gjithë gjysmës së parë të shek. XV, Morea (Peleponezi) kishte në këtë kohë një popullsi shqiptare mjaft të dendur. Ngulimet shqiptare qenë të shpërndara në të gjitha hapësirat e Moresë, në Akne, Korint, Argi, Arkadi, Meseni, Bardhuni, Majnëmajnë e në Lakoni. Dokumentet veneciane dhe regjistrat osmanë të kësaj kohe japin të dhëna mjaft interesante për shpërndarjen e ngulimeve shqiptare në More, për organizimin e bashkësive shqiptare, veprimtarinë prodhuese të tyre, për marrëdhëniet e tyre me autoritetet vendase etj. Sipas tyre në mjaft zona shqiptarët përbënin popullsinë dërrmuese. Kështu, sipas një regjistri osman të gjysmës së dytë të shek. XV, del se 155 qendërbanime ndër 198 që kishin nahijet e Kallandricës, Sandamerit, Grebenesë e të Hllamucit, në Morenë veriore e të mesme, ishin të banuara nga shqiptarë. Raporte të ngjashme demografike ndeshen edhe në zona të tjera, në Korint, Arkadi, Majnëmajnë, Meseni, Lakoni etj. Mbi bazën e një pranie të tillë masive të banorëve shqiptarë, zona të tëra në More cilësohen shpesh nga burimet e kohës si vende të arbërve.
 
Qendërbanimet e shqiptarëve të Moresë kishin në shumicën e tyre emra karakteristikë shqiptarë që pasqyronin ose emrin e origjinës së banorëve ose emrin e familjes kryesore të bashkësisë. Ndër emrat më tipikë të këtyre qendërbanimeve përmenden të tilla si: Lëndina, Mali, Lumi, Ripësi, Balta, Buzë-Mazi, Golemi, Kryekuqi, Zoga, Lalushi, Mansi, Voriboba, Floka, Këmbëthekra, Matringa, Muzaka, Belushi etj.