David Ben-Gurion: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 78 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q37610 (translate me)
v Bot: Automated text replacement (-Janar +janar & -Shkurt +shkurt & -Mars +mars & -Prill +prill & -Maj +maj & -Qershor +qershor & -Korrik +korrik & -Gusht +gusht & -Shtator +shtator & -Tetor +tetor & -Nëntor +nëntor & -Dhjetor +dhjetor)
Rreshti 41:
}}
 
'''David Ben-Gurion''' (, lindur si '''David Grün''' më 16 Tetortetor 1886, vdekur më 1 Dhjetordhjetor 1973) ishte kryeministër i Izraelit. Pasioni i Ben-Gurionit për Zionizmin, që i pati rrënjët që në fillim të jetës së tij, kulminoi në rolin e tij instrumental në themelimin e shtetit të Izraelit. Pasi drejtoi Izraelin drejt fitores në Luftën Izraelito-Arabe të vtit 1948, Ben-Gurion ndihmoi në ndërtimin e institucioneve të shtetit dhe vëzhgoi thithjen e një numri të madh hebrenjsh nga mbarë bota. Pas tërheqjes nga jeta politike në vitin 1970, ai u shpërngul në Sde Boker, një kibuc në shkretëtirën Negev, ku ai jetoi deri sa vdiq. Pas vdekjes, Ben-Gurion u emërua sipas Revistës Time si një nga 100 Njerëzit Më Të Rëndësishëm Të Shekullit Të 20-të.
 
== Jeta e hershme ==
Rreshti 50:
Ben-Gurion u rrit nga një [[Zionist]] entuziast. Si student në [[Universitetin e Varshavës]], ai u bashkua me lëvizjen Zioniste-Marksiste Poale në vitin 1904. Ai u arrestua dy herë gjatë [[Revolucionit Rus]] të vitit 1905. Ai emigroi në [[Palestinën]] otomane në vitin 1906, ku u shokua nga krimet dhe anti-semitizmi i [[Europës Lindore]], dhe u bë një nga drejtuesit kryesorë të Zionistëve Poale bashkë me [[Yitzhak Ben-Zvi]].
 
Në Palestinë, fillimisht punoi në bujqësi, duke mbledhur portokallë. Më 1909 ai u bë vullnetar me [[HaShomer]], një fuqi vullnetarësh që ndihmonte në mbikqyrjen e komuniteteve bujqësore të izoluara izraelite. Më 7 Nëntornëntor 1911, Ben Gurion shkoi në [[Selanik]] në mënyrë që të mësonte turqisht për studimet e tij për tu bërë jurist. Qyteti, që kishte një komunitet hebre të madh, e impresionoi Ben Gurionin që e quajti "një qytet hebre që nuk ka e shokun në këtë botë." Ai gjithashtu kuptoi aty që "Hebrenjtë ishin të aftë të kryenin çfarëdolloj pune," nga biznesmenë të pasur deri te tregtarë, mjeshtër zanatesh ose punë hamalli. <ref>http://www.oswego.edu/~baloglou/misc/sephardim.html and Gila Hadar, "Space and Time in Salonika on the Eve of World War II and the Expulsion and Extermination of Salonika Jewry", Yalkut Moseshet 4, Winter 2006</ref>
 
Në vitin 1912, ai u shpërngul në Konstantinopojë (tani Stamboll), atëherë kryeqytet i Perandorisë Otomane, për të studiuar juridikun në Universitetin e Stambollit bashkë me Ben-Zvi dhe adoptoi emrin hebre Ben-Gurion, prej historianit mesjetar Yosef ben Gurion. Ai punoi gjithashtu edhe si një gazetar. Në vitin 1915, Ben-Gurion dhe Ben-Zvi u dëbuan nga Palestina, që prapë ishte nën sundimin otoman, për shkak të aktivitetit të tyre politik.
 
Kur u vendos në Nju Jork Siti më 1915, ai takoi Paula Munweis. Ata u martuan më 1917, dhe patën tre fëmijë. Ai iu bashkua ushtrisë britanike në vitin 1918 si pjesë e Batalionit të Legjionit Hebre (pas Deklaratës së Balforit në Nëntornëntor 1917). Ai dhe familja e tij u kthyen në Palestinë pas Luftës së Parë Botërore pas marrjes së saj nga britanikët.
 
== Në krye të Zionistëve ==
Rreshti 95:
[[Skeda:Declaration of State of Israel 1948.jpg|parapamje|left|David Ben-Gurion duke deklaruar pavarësinë e Izraelit nën një portreti të madh të Teodor Herzl, themelues i Zionizmit modern]]
 
Më 14 Majmaj, në ditën e fundit të Mandatit Britanik, Ben-Gurion deklaroi pavarësinë e shtetit të Izraelit. Në deklaratën për pavarësi të Izraelit, ai tha se një komb i ri do të "përkrahë barazinë e plotë sociale dhe politike pa dallim race, besimi apo gjinie."
 
== Kryeministër i Izraelit ==
[[Skeda:Ben Gurion 1957.jpg|parapamje|right|250px|David Ben-Gurion duke folur në Knesset, 1957]][[Skeda:Grave of David Ben Gurion and Paula Munweis in Sde Boker.jpg|parapamje|Varret e Paula dhe David Ben Gurion, Midreshet Ben-Gurion|250px]]
 
Pasi kryesoi Izraelin në Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1948, Ben-Gurion u zgjodh Kryeministër i Izraelit kur partia Mapai (e Punës) fitoi numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet e para kobëtare, të mbajtura më 14 Shkurtshkurt, 1949. Ai do vazhdonte në atë post deri në vitin 1963, përveç dy viteve ndërmjet 1954 dhe 1955 që nuk qe kryeministër. Si i pari i vendit, ai drejtoi krijimin e institucioneve të shtetit. Ai kryesoi mbi projekte të ndryshme kombëtare që synonin zhvillimin e shpejtë të vednit dhe popullatës së tij: Operacioni Tapeti Magjik, transporti ajror i hebrenjve nga vendet arabe, ndërtimi i Mbajtësit Kombëtar të Ujit (kanal gjigand që shpërndan ujin në gjithë Izraelin), projekte për zhvillimin rural dhe krijimin e qytezave dhe qyteteve të reja. Veòanërisht ai bëri thirrje për vendosjen në zona të shkreta, si ajo e Negevit.
 
Ben-Gurion pati një rol të madh në operacionet ushtarake që çuan në masakrën e Qibyas në Tetortetor 1953. Më vonë në 1953 ai deklaroi qëllimin e tij për t’u tërhequr nga qeveria dhe u zëvendësua nga Moshe Sharett dhe u zgjodh Kryeministri i dytë i Izraelit në Janarjanar 1954.
 
Ben-Gurion u kthye në zyrë më 1955 duke marrë postin e Ministrit të Mbrojtjes dhe së shpejti u rizgjodh kryeministër. Kur Ben-Gurion u kthye në qeveri, forcat e Izraelit reaguan më agresivisht ndaj sulmeve guerile të palestinezëve nga Gaza—që ishte akoma nën sundimin egjiptian. Cikli rritës i dhunës bëri që Presidenti i Egjiptit Gamal Abdel Nasser të ndërtonte ushtrinë e tij me ndihmën e sovjetikëve. Izraelitët reaguan duke armatosur veten me ndihmën e francezëve. Nasser bllokoi kalimin e anijeve izraelite përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit. Në Korrikkorrik 1956, Amerika dhe Britania u tërhoqën nga projekti i Digës Asëan në Nil dhe një javë më vonë Nasser urdhëroi shtetëzimin e Kanalit të Suezit (që kontrollohej nga francezët dhe britanikët). Ben-Gurion bashkëpunoi me britanikët dhe francezët për të planifikuar Luftën e Sinait të vitit 1956 në të cilën Izraeli sulmoi në Gadishullin e Sinait duke i dhënë britanikëve dhe francezëve një pretekst për të ndërhyrë në mënyrë që të siguronin Kanalin e Suezit. Ndërhyrja nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara detyruan britanikët dhe francezët të shkonin mbrapa dhe Izraeli të tërhiqej nga Sinai në këmbim të lundrimit të lirë përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit. Një forcë e OKB-së u vendos midis Egjiptit dhe Izraelit.
 
Ben-Gurion u tërhoq si kryeministër për atë që ai e përshkroi si arsye personale në 1963 dhe zgjodhi Levi Eshkol si pasuesin e tij. Një vit më vonë u zhvillua një rivalitet midis të dyve në lidhje me Çështjen e Lavonit. Ben-Gurion u largua nga partia në Qershorqershor 1965 për shkak të mënyrës së trajtimit të Çështjes Lavon nga Eshkoli dhe formoi një parti të re, Rafi që fitoi 10 vende në Knesset (parlamenti izraelit). Pas Luftës Gjashtë-Ditore, Ben-Gurion ishte në favor të kthimit të të gjitha territoreve përveç Jeruzalemit, Majavemajave të Golanit dhe Malit Hebron.<ref>Randolph Churchill, Winston S.Churchill, ''The Six Day War,''1967 p.199 citing 'The World at One' BBC radio, 12 July 1967</ref>
 
Në 1968, kur Rafi u shkri me Mapai për të formuar Alignment (Lidhjen), Ben-Gurion refuzoi të bashkohet me partinë e tij të vjetër. Ai mbështeti reformat elektorale në të cilat një sistem i bazuar elektoral zëvendësonte atë që ai e shihte si një metodë kaotike të përfaqësimit proporcional. Ai formoi një tjetër parti të re, Listën Kombëtare, që fitoi katër vende në zgjedhjet e vitit 1969. Ben-Gurion u tërhoq nga politika në 1970 dhe i shpenzoi vitet e fundit duke jetuar në një shtëpi modeste në kibuc.