Dallime mes rishikimeve të "Ruzhdi Pulaha"

42 bytes added ,  15 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
(Faqe e re: '''Ruzhdi Pulaha''' Lindur në Korçë në 1942. Në tridhjetë vitet e fundit është autori më i inskenuar i Teatrit Kombëtar të Tiranës. Një pjesë e mirë e dramave dhe komediv...)
 
No edit summary
'''Ruzhdi Pulaha''' Lindurlindi[[Korçë]] [[1942]]. Në tridhjetë vitet e fundit është autori më i inskenuar i Teatrit Kombëtar të Tiranës. Një pjesë e mirë e dramave dhe komedive të tij janë vënë në skenë edhe në Korçë e teatro të tjerë të vendit.
Pas studimeve për gjuhë e letërsi në Universitetin e Tiranës, punoi për rreth dhjetë vjet në Radio Tirana. Më 1975 u emërua mësues në Pogradec. Pas katër vjetësh u rikthye në Tiranë, këtë herë si autor në Teatrin Kombëtar, funksion që e kreu deri më 1986, kur doli në krijimtari të lirë. Më 1992 u zgjodh deputet. Në mbarim të legjislaturës u tërhoq nga politika zyrtare.
Autor i angazhuar, Pulaha shquhet për frymën polemiste në trajtimin e konflikteve të mprehta të ditës në dramat e tij. Veprimi në këto vepra shpesh provokon debate sociale e politike të ndezura, si në një sallë gjyqi. Përmes tyre synohet një efekt kathartik tek audienca, që duhet të nxisë frymën e kundërshtimit ndaj padrejtësive të çdo lloji.
Stili i këtij autori dallon për kompozicionin e thjeshtë, veprimin e qartë e të rrjedhshëm, dialogun konkret e të drejpërdrejtë, vizatimin e shkëlqyer të karaktereve, si edhe tempin e lartë. I lidhur fort pas realizmit, nuk ka tentuar fare të eksperimentojë metoda alternative.
Talenti dhe angazhimi qytetar e kanë bërë të kapërcejë me sukses ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri. Pas disa dramave të suksesshme para vitit 1991, si “Maro Mokra”, “Mësuesi i letërsisë”, “Përballë vetes”, “Nën dritat e skenës”, “Doktori pacient”, “Nesër është vonë”, “Shkallët” apo komedia “Zonja nga qyteti”, kalon një periudhë “tranzicioni” si skenarist i radionovelës së parë shqiptare “Rruga me pisha” (në bashkëpunim me Radio BBC).
Në vitin 2000 rikthehet në skenë me “Kohë e çmendur” dhe arrin të bëhet sërish i kërkuar dhe i vënë në skenë, me , “Streha e të harruarve” (2004). Në vitet 2001 – 2002 është skenarist edhe i telenovelës së parë shqiptare, “Njerëz dhe fate”.
 
Pulaha është edhe autor i pesë skenarëve për film, nga të cilët më të suksesshmit kanë qenë “Zonja nga qyteti” (1976) dhe “Rrethimi i vogël” (1986). Vazhdon të jetojë dhe punojë intensivisht në Tiranë.
 
Vazhdon të jetojë dhe punojë intensivisht në Tiranë.
[[Category:Shkrimtarë shqiptarë]]
12.723

edits