[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
NY (diskuto | kontribute)
No edit summary
v Bot: Automated text replacement (-Janar +janar & -Shkurt +shkurt & -Mars +mars & -Prill +prill & -Maj +maj & -Qershor +qershor & -Korrik +korrik & -Gusht +gusht & -Shtator +shtator & -Tetor +tetor & -Nëntor +nëntor & -Dhjetor +dhjetor)
Rreshti 12:
 
 
Megjithë trimërinë që kishte dhe zotësinë e rrallë në njohjen e [[deti]]t, fati i tij nuk kishte vendosur që ta thyente atje ku ai kaloi shumicën e betejave. Ishte [[Stina e Verës|stina e verës]] së vitit [[1625]] dhe barinjtë kishin dalë në male me kopetë e tyre. [[Karaburuni]] kishte mbetur pa njeri ato ditë dhe '''Haxhiu''' ndodhej në det. Aty ai do të ndeshej me disa anije pirate, të cilat ishin superiore në numër e në njerëz. '''Aliu''' arrin që të çajë rrethimin dhe e çon anijen afër [[bregu]]t duke arritur kështu që të zbriste në tokë. Megjithatë edhe piratët e vazhduan ndjekjen pa u shkëputur asnjë çast. Beteja që ndodhi në det u pasua nga ajo në tokë, në të cilën '''Haxhiu''' u vra tek vendi i quajtur “[[Majamaja e Frëngut]]”. Kur u mësua lajmi i zi, barinjtë derdhën lot, sepse u kishte vdekur shpata e mburoja e brigjeve shqiptare. Në [[Vjeshta|vjeshtë]]n e atij [[vit]]i, barinjtë vendas në shenjë [[zi]]e, respekti e nderimi u hoqën bagëtive zilet e këmborat, gjë që ndodhte rrallë në këto anë , veç në ndonjë gjëmë të madhe. Heshtja mbuloi [[Karaburuni]]n, por jo zemrat e banorëve vendas, të cilët e përjetësuan '''Haxhi Aliun''' trim në këngët e tyre. Që nga ajo kohë nga detarët e bë zakon që kur kalonin afër shpellës, i binin sirenave të anijeve, hidhnin në det [[buka|buke]] e shishe me [[vaj]] në kujtim të '''Haxhi Aliut'''. Ishte hapur fjala se e kishte [[varri]]n në [[Ishulli]]n e [[Sazani]]t , por [[Gojëdhënat|gojëdhënat]] thonë se varri i tij ndodhet në det të hapur , aty ku nxin fundi i detit midis [[Kepi i Karaburunit|Kepit të Karaburunt]] dhe [[Ishulli Sazanit|Ishullit të Sazanit]].
Ekziston '''''[[Shpella e Haxhi Aliut]]''''' dhe flitet për varrin e tij dhe të birit të tij në ishullin [[Sazan]].