[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 1 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q6082079 (translate me)
No edit summary
Rreshti 2:
Simon Rrota lindi në [[Shkodra|Shkodër]] me 23 tetor [[1887]] ku edhe mori mësimet e para nga [[Kolë Idromeno]]<ref>[http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=78508 Simon Rrota - Forumi Shqiptar<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>. I jati, Gjush Rrota, i kushtoi vëmendje shkollimit të fëmijëve. Nga djemtë, i pari, Kola punoi si profesor në Katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Vjenës, ndërsa [[Justin Rrota|Justini]], prift dhe gjuhëtar i shquar solli në Shqipëri fotokopjen e Mesharit të [[Gjon Buzuku]]t.
 
Simoni mësimet e para i mori në filloren e franceskanëve e më pas në shkollën italiane të artizanatit me mësues Saverio Polarolin, duke ndjekur ndërkohë edhe rrethin e pikturës së Kolë Idromenos. Punësohet si çirak tek Ndrek Mini<ref>[http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/17902/ Rrotajt] nga [[Daniel Gazulli]]</ref> deri sa thirret nën armë nga ushtria turke, së cilës i shmanget duke u hedhur në Mal të Zi prej nga gjen strehim si refugjat politik në Bari të Italisë. Me ndihmën e Polarolit regjistrohet në akademinë e Breras të Milanos të cilën e përfundon nën udhëheqjen e mjeshtrit Kampestrini. Gjatë studimeve lidh miqësi me piktorin Mario Karminatin, kunatin e tij të ardhshëm. Pas studimeve viziton Francën dhe Austrinë, dhe më 1914 kthehet në Shqipëri. Fillimisht punon në Lushnjë si fotograf tek vellai i tij Gjon Rrota qe ishte njekohesisht edhe mesues , më pas si dekorator në shoqëritë kulturore të Shkodrës. Më 1922 emërohet mësues i vizatimit në Gjimnazin Shtetëror prej nga shkëputet vetëm pas 40 vjetëve. Gjatë kësaj periudhe merr pjesë në të gjitha ekspozitat e vendit si dhe në disa aktivitete ndërkombëtare. U vlerësua unanimisht "... për një mënyrë të vetën në të pikturuar, si dhe për krijime" ... tërheqëse, kurjoze.
 
== Rilindasi tek artisti ==