[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Automated text replacement (-Janar +janar & -Shkurt +shkurt & -Mars +mars & -Prill +prill & -Maj +maj & -Qershor +qershor & -Korrik +korrik & -Gusht +gusht & -Shtator +shtator & -Tetor +tetor & -Nëntor +nëntor & -Dhjetor +dhjetor)
v Reverted to revision 1281640 by Hatake on 2013-02-10T23:17:14Z
Rreshti 31:
Në Tiranë, përveç kompanisë së disiplinës dhe të një kompanije të kazermës, qeveria nuk dispononte tjetër fuqi për mbrojtjen e kryeqytetit. Lajmi i papritur i dukjes së Elezit në Fushë Krujë shkaktoi një panik të madh në qarqet qeveritare në Tiranë.
 
majorMajor Meleq Frashëri me 25 xhandarë të ish-bataljonit të organizuar prej francezëve ne Korçë, nën komandë të kapter Muço Kapinovës dhe me 270 civila të Hysni Toskës, nën komandën e Jaho Komanit, nipit të të parit, niset t’i dalë para Elezit. Fuqija e Meleqit, para se të arrinte afër Kamzës, ra në përgjakje. Fuqija e Hysni Toskës, në marrëveshje qysh më parë me kundërshtarët, largohet para se të fillonte lufta dhe Meleqi me ata pak xhandare që kish mbeti vetëm përpara armikut. Lufta filloi në befasi dhe si rezultat i saj vriten gjysma e xhandarmëve, kurse Meleqi plagoset. Me gjithë këshillat e Muço Kapinovës që të kthehej në Tiranë në kalë, ai nuk dëgjoi të kthehej, qëndroi në vend deri sa mbërrinë njerëzit e Elezit, midis të cilëve Azis Pilafi. Ky i mori pushkën, unazën e gishtit dhe të plagosur e vrau me një plumb kokës. Azis Pilafi më vonë u arrestua prej kapiten [[Riza Cerova|Riza Cerovës]], komandant i xhandarmërisë së qarkut të Dibrës, dhe zhduket misteriozisht.
 
Më 8 mars 1922 pararojet e Elezit kishin arrirë në lagjet e jashtme të Tiranës, nga ana e veri-perëndimit. Zogu, me ato pak fuqi që dispononte qeveria ndërkohë, po mundohej të merrte masat e rastit për mbrojtjen e kryeqytetit. Kurse qeveria bashkë me deputetët u mblodh në kryeministri dhe vendosi të largohej në Elbasan, mbasi Tirana po bëhej fushë lufte. Kështu, që të nesërmen herët, më 9 mars 1922, qeveria, përveç [[Spiro Koleka|Spiro Kolekës]], ministër i Punëve Botore, bashkë me deputetët dhe shumë intelektualë dhe funksionarë u nisën për në Elbasan. Qeveria me telefon thirri fuqitë ushtarake nga Zerqani e nga Kruja dhe vullnetarët nga Elbasani. Dy ditë mbas hyrjes së Elezit në Tiranë lëvizi kundra qeverisë dhe Hamit bej Toptani.
Mbas ndërmjetësimit të ministrit anglez Eyres me të marrun vesh sesa e rënduar u bë situata me ndërhyrjen e Hamit beut,<ref>[[Sejfi Vllamasi|Vllamasi S.]], Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942, Neraida 2000</ref> i paqësoi dibranët me [[Ahmet Zogu]]n që drejtonte mbrojtjen e kryeqytetit. Do të çuditej konsulli anglez Ayros, i cili qe ndërmjetës në takimin që kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun në Lëvizjen e marsitMarsit 1922. Në kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetë i habitur se si ranë dakort këto dy burra, njani 26 vjeç e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetëm duke i dhanë dorën njëri-tjetrit.
 
=== 1922-'24 ===