[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Automated text replacement (-Janar +janar & -Shkurt +shkurt & -Mars +mars & -Prill +prill & -Maj +maj & -Qershor +qershor & -Korrik +korrik & -Gusht +gusht & -Shtator +shtator & -Tetor +tetor & -Nëntor +nëntor & -Dhjetor +dhjetor)
v Reverted to revision 1319207 by Addbot on 2013-04-04T08:05:57Z
Rreshti 14:
}}
 
<p align="justify">'''Besim Bokshi''', gjuhëtar, profesor e akademik lindi në [[Gjakovë]] më [[12 nëntor]] [[1930]]. Gjashtë klasë të mësimit fillor i kreu në [[Tiranë]], ndërsa dy të tjerat - në Gjakovë. Maturoi në Gjimnazin e [[Prishtina|Prishtinës]]. Ndoqi studimet në Katedrën e Albanologjisë në [[Universiteti i Beogradit|Universitetin e Beogradit]] dhe, me ndërprerje, i përfundoi më [[1959]]. Vijoi studimet pasuniversitare në Drejtimin e gjuhësisë në Beograd. Tema e tezës së doktoratës iu dha në bazë të punimit ''Zhvillimi i strukturës së temave emërore të shqipes'' (Gjurmime albanologjike, 1, [[1971]]). Mbrojti tezën e doktoratës me temë ''Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes'' në Fakultetin Filozofik të Prishtinës më [[1977]]. Ka ligjëruar lëndën e gjuhës shqipe në Gjimnazin e Gjakovës dhe në vitet [[1961]]-[[1963|63]] ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të kësaj shkolle. Ka qenë profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës në vitet [[1967]]-[[1973|73]] për ''Morfologji të gjuhës së sotme shqipe'' e për ''Hyrje në gjuhësi'' dhe në katër vjetët e parë e ka drejtuar punën e kësaj shkolle. Brenda kësaj kohe për tetë muaj ka punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Nga viti [[1974]] është zgjedhur ligjërues i ''Morfologjisë historike'' në Degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filologjik të [[Universiteti i Prishtinës|Universitetit të Prishtinës]] dhe, pas doktorimit, është zgjedhur profesor inordinar e pastaj edhe ordinar deri kur u përjashtua nga Fakulteti më [[1991]] bashkë me mësimdhënës të tjerë shqiptarë nga dekanati i dhunshëm. Në vitet [[1992]]-[[2001]] ka ligjëruar lëndën ''Hyrje në studimin krahasues të gjuhëve indoevropiane'' në Shkallën e tretë të studimeve - Drejtimi i gjuhësisë në Fakultetin Filologjik të Prishtinës.Ka qenë anëtar i komisionit për konkluzione të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës më [[1968]] dhe delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë më 1973. Ka marrë pjesë në Kongresin e Studimeve të Evropës Juglindore në [[Ankara]] më [[1978]] me kumtesën për prapavendosjen e nyjës në gjuhët ballkanike. Në Universitetin e Jenës ka mbajtur ligjëratën për origjinën e mbaresave rasore të shqipes. Para ligjëruesve të Katedrës së Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filologjik të Tiranës dhe bashkëpunëtorëve shkencorë të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë ka mbajtur ligjëratën për zhvillimin e sistemit emëror të shqipes ([[1979]]).Ka qenë deputet në Dhomën për Arsim në Kuvendin Federativ më 1967-69. Në zgjedhjet e organizuara nga subjektet tona politike më [[1992]] është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitet [[1993]]-[[1996|96]] ka qenë kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës. Për veprën ''Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes'' ka marrë Shpërblimin e dhjetoritDhjetorit të Kuvendit të Kosovës më [[1980]]. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Anëtar korrespondent i [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës|Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës]] është zgjedhur më 1991, ndërsa nga viti 1996 është anëtar i rregullt i kësaj akademie. Më [[2002]] u zgjodh nënkryetar i Akademisë.
 
{{cung}}