[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Automated text replacement (-Janar +janar & -Shkurt +shkurt & -Mars +mars & -Prill +prill & -Maj +maj & -Qershor +qershor & -Korrik +korrik & -Gusht +gusht & -Shtator +shtator & -Tetor +tetor & -Nëntor +nëntor & -Dhjetor +dhjetor)
v Reverted to revision 1327758 by Addbot on 2013-04-04T17:24:01Z
Rreshti 19:
Ardhja e Apolonit në Olimp sillte me vete gëzim dhe hare. Atje arrinte në krye të Muzave, hyjneshave të arteve të bukura, si udhëheqës i tyre i merituar. Asnjëri prej zotërave nuk mund t'u afrohej në luajtje në lirë. Kur jehonte kënga e tij, shkrihej edhe Aresi, zoti i luftës. Ishte kanakari i Zeusit, si edhe motra e tij Artemida, kurse zotërat e tjerë shpesh për këtë shkak ishin xheloz në të. Njerëzit e respektonin për shumë arsye : ishte zoti i dritës dhe i diellit pa të cilët as që mund të kishte jetë, nistar i harmonisë dhe bukurisë pa të cilat jeta nuk do të kishte kuptim. I mbronte njerëzit në luftëra dhe rreziqe, i shëronte nga sëmundjet, kujdesej për rendin që e pat vendosur Zeusi, e ka dashur dhe shpërblyer të mirën dhe e ka dënuar të keqën. Shigjetat prej harkut të tij kurrë nuk kanë dështuar, si hakmarrëse në mënyrë të pabesueshme i kanë goditur duke sjellë murtajën. Poashtu të pashmangshme kanë qenë edhe profecitë e tij. Në to njerëzve u shpallej për mes parafolësve vullnesa e Zeusit, veçmas ato të Delfëve, Pitisë dhe Sibilës, por edhe në orakull e të tjera (Poqese profecitë nuk përmbusheshin ose njerëzit nuk i kuptonin, fajtore ishin parafolëset të cilat ose nuk e kanë kuptuar ose i kanë zvetënuar fjalët e Apolonit).
 
Në botën e zotërave dhe të kreshnikëve Apoloni e ka pasur rol të shquar. Edhe vetë ishte hero i shumë ngjarjeve. Të njohura janë p.sh. garat e tij në muzikë me satirën marsiunMarsiun i cili dështimin e vet e paguan me lëkurë të vet. Gjatë garave të ngjashme me Panin, zotin e pyjeve dhe të barinjve, mbreti Mida, i fiton vesht e gomarit. Poashtu vlen edhe për garat e tij të pafatshme me Hiakintin e ri, e sidomos për hakmarrjen e tij të tmerrshme ndaj Niobës, mbretëreshës tabane, të cilës për shkak të ofendimit të nënës së tij ia vret të gjathë fëmijët. Në luftën trojane Apoloni ishte në anën e trojanëve dhe u ndihmoi në çdo mënyrë. E ka drejtuar poashtu shigjetën e cila e ka goditur Akilin në thembër.
 
Si çdo zot tjetër, edhe Apoloni ka pasur shumë dashnore. Mirëpo, përkundër bukurisë së tij, te ato nuk ka pasur shumë sukses. Dashuria e tij e parë, nimfa (zana) Dafna, u shndërrua, në praninë e tij, në drurin e dafinës që të shpëtojë prej tij. Bindjet dhe ofertat e tija i kanë refuzuar madje edhe dy femra të vdekshme, Kasandra dhe Marpesa. Prej trashëgimtareve të tij më së shumti janë shquar Orfeu, këngëtari trakas, të cilin e ka pasur me Muzen, Kaliopa, pastaj Asklepiadin, zotin e mjekësisë të cilin e lindi Koronida, dashnorja e tij dhe Aristeun, birin e nimfës Kirenes, i cili u ka mësuar njerëzve kultivimin e bletëve dhe rritjen e kafshëve. Djalë i tij është konsideruar edhe Himeni, zoti i martesës, ndihmës i hyjneshës Afrodita.