Bardhosh Gaçe: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Automated text replacement (-|thumb| +|parapamje|)
v Reverted to revision 1197528 by 217.21.146.78 on 2012-09-22T22:29:25Z
Rreshti 1:
[[Skeda:Bardhosh Gace - Grafike nga Ndini Bardhi.jpg|parapamjethumb|250px]]
Profesor '''Bardhosh Gaçe''' lindi në qytetin e Vlorës më 5 mars 1953 nga babai veteriner Shefit Gaçe dhe nga nëna edukatore, Raime. Patën zbritur nga fshati Tërbaç në vitin 1929, pas rrënimit të tij nga një tërmet i fuqishëm që goditi ato anë në prag të Krishtlindjeve të po atij viti, i mbiquajtur “ Tërmeti Jonik “. Ky tërmet rrafshoi Dukatin duke arritur deri në Tepelenë. Arsimin parauniversitar i riu Gaçe e mbaroi në vendlindje me rezultate të shkëlqyera, ashtu siç përfundoi edhe Universitetin e Tiranës, fakultetin e Histori – Filologjisë, dega gjuhë – letërsi Shqipe më 1977. Pas këtij viti mësuesi Bardhosh Gaçe do të emërohej në Veriun e Shqipërisë, Kukës e Tropojë, në ato vende ku baladat, legjendat, epet, kanuni i malsisë ( Lekë Dukagjinit ) u trazuan në shpirtin e tij energjik me baladat, legjendat, epet, kanunin e Labërisë. Dhe pse jepte mësim, Bardhosh Gaçe asnjëherë nuk e ndërpreu të mësuarin e vetvetes. Tmerrësisht e tërhoqi etnofolklori. Kjo bëri që edhe temën e doktoraturës ta mbronte me "Etnokultura e labërisë". Në vitin 1992 fitoi dhe u shpall "Doktor i Shkencave Gjuhësore – Letrare Shqiptare". Titullin Profesor e mori në vitin 2009. Ka vite që lektoron etnofolklorin, letërsinë Fëminore, letërsinë e Vjetër Shqipe, letërsinë Arbëreshe, letërsinë e Rilindjes, letërsinë Moderne Shqipe në Universitetin Teknik “Ismail Qemali“ Vlorë.