[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 51:
trupit janë nyja e krahut, koka (Atama), dhëmbët.
Sipërfaqet goditëse të pjesës së poshtme të trupit janë: gjuri (hiza), kërciri (sune), mollëza e shputës ose shputa e tigrit (koshi), pjesa e sipërme e shputës(haisoku), tehu i jashtëm i shputës (sokuto), tehu i bredshëm (teisoku), thembra (kakato).
 
GRUSHTI (KEN)
Është shumë me rrëndësi në karate të dihet si të bëhet grushti (ken) në mënyrë korrekte sepse është e nevojshme. Formimi bërja e grushtit bëhet në tri hapa.
 
1. Balli i grushti (seiken)
Line 74 ⟶ 77:
4.Dora në formë të thikës & shpatës (shuto)
Përdoret si për të goditur, po ashtu edhe për bllokimin e goditjeve të ndryshme. Përdoret në mënyrë efektive, për të goditura anash qafës, ashtin e klavikulës, etj. Duhet të keni kujdes se me cilën pjesë të dorës e goditni cakun, sepse nuk është pikërisht, pjesa anësore e pëllëmbës së dorës, por është pjesa më nga brendësia e pëllëmbës, pjesa me të cilën duhet goditur. Nëse ju e prekni pjesën anësore të pëllëmbës së dorës, ju do të ndjeni ashtin i cili lidh gishtin e vogël me kyç të dorës. Ky asht nuk është i mbrojtur nga muskujt dhe mund të thehet, nëse provoni ta përdorni për të goditur.
 
TEHU I BREDSHEM I DORËS (HAITO)
Shpina e dorës së hapur (haishu) në karate përdoret sipër të goditur gjithashtu edhe për ti bllokuar goditjet. Kjo siperfaqe goditese perdoret per ta goditur sulmuesin ne fytyrë.
 
Shpina e dorës së hapur (haishu) në karate përdoret si për të goditur gjithashtu edhe për ti bllokuar goditjet. Kjo siperfaqe goditese perdoret per ta goditur sulmuesin ne fytyrë.
 
TEKNIKAT E QËNDRIMEVE(DACHI WAZA)
Termi dachi është term Japonez i cili përdoret për të përshkruar “qëndrimet”.Qëndrimet janë shumë të rrëndësishme dhe karateisti(karateka) pasi që ti ka mësuar në mënyrë të duhur
qëndrimet mund të vazhdojë ti mësoje edhe teknikat tëtjera të karatesë.
Prej çdo qëndrimi mund të realizojmë teknika të ndryshme, por teknika efektive dhe e fortë kërkonqëndrim të fortë.
Qëndrimet nuk janë vetëm në karate, ato përdorenedhe në shkathtësitë të tjera luftarake dhe sporte. Përshembull lojtarët e bejsbolit, kur qëndrojnë në bazë vendosin shputat dhe trupin në pozitën më të mirë për ta goditur topin dhe quhet qëndrimi goditës. Në karate
qëndrimet formojnë bazën për plasimin e teknikave me duar (te waza) dhe me këmbë (geri waza). Forca relative e goditjeve ose bllokimeve është ngushtë e lidhur me pozitën e trupit nga e cila realizohet teknika qoftë goditëse apo bllokuese. Nëse qëndrimi është i fortë dhe mirë i balancuar atëherë teknika do të jetë e fuqishme. Në qoftë se nuk është atëherë normalisht që
goditja e plasuar nga ky qëndrim i dobët do të jetë i dobët.
Disa qëndrime lejojn kalimin e shpejtë përpara dhe mbraba, derisa disa qëndrime të tjera lejojnë lëvizjet anash më shpejtë, derisa disa qëndrime të tjera kanë përdorim të veqantë gjatë ekzekutimit të teknikave goditëse dhe bllokuese.
Qëndrimet e karatesë ndahen në tri kategori:qëndrimet natyrore, qëndrimet me tension në gjunjë
nga jashtë dhe qëndrimet me tension në gjunjë nga mbrenda.
 
=== SPARING SISTEMATIK (YAKUSOKU KUMITE) ===