Rrjeti Kompjuterik: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 17:
Në skemën e mësipërme jepet skema rrjetit kompjuterik që formohet nga Ruter, Hab, Modem, kompjutera, dhe Filter Adsl - Telefon (Splitter). Pra sic na vjen sinjali ISDN me dy përcjellësa bakri, nga Shërbimi Publik Telefonik, do te futet tek Filteri Adsl-Telefonik (Splitter), i cili ka rol shumë të rëndësishëm në këto tipe rrjetash. Funksioni i spliterit është që të bëjë ndarjen e sinjalit që vjen ISDN (Telefon dhe Data), në 2 sinjale të ndryshme. Spliteri ka 3 porta. Porta hyrëse Linjë ku hyn sinjali ISDN dhe është i tipit RJ-11(Spinë Telefonke 4 pin). Porta dalëse ADSL nga del sinjali Data për tu lidhur Modemi, kjo portë është e tipit RJ-45(Spinë Rrjeti Kompjuterik – 8 pin). Porta dalëse Telefonike (Phone), për të marrë sinjalin telefonik (Sinjalin Analog – zakonisht zanor). Nëse nuk do të ishte Spliteri, në këtë rrjet sinjali Adsl që do të merreshe dhe sinjali analog do të binin në konflikt me njeri tjetrin. Pra nuk do ishte një lëvizje e drejtuar e sinjaleve. Nga Spliteri, në porten e Adsl marrim sinjalin dhe e kalojmë në Modem. Nga modemi e kalojmë në portën hyrëse të Ruterit. Ruterat jane të ndryshëm, nga ruteri mund të lidhen një seri e madhe e kompjuterave dhe rrjetave të tjerë kompjuterik. Nga ruteri e kalojmë sinjalin në shpërndarësin e sinjalit ADSL që quhet Hab (Hub). Edhe habet jane disa llojesh në varësi nga numri i portave RJ-45 dhe shpejtësisë që transmetojnë në rrjet. Mund të përmendim me 8 porta, 12 porta, 16 porta etj.
 
Më këtë kuptojmë që nëse kemi një sinjal ADSL dhe e kalojmë në një ruter është e mundur ta shpërndajmë në shumë rrjeta kompjuterike apo pajisje kompjuterike.<ref>Informacioni i marrë nga leksionet e trajnimeve tek www.Cisco.com, Përkthyer nga Erjon Galanxhi, Inxhinier Elektrik i pajisur me licensë për sistemet e Telekomunikacionit dhe të Sigurimit te informatave.</ref>
 
== Referencat ==