Rrethi i Mallakastrës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 3:
 
== Historia e zonës së Mallakastrës ==
N vitin [[1980]] është zbuluar n [[Kreshpani|Kreshpan]] një thesar i mbretit [[Ilirët|ilir]] [[Monuni|Monun]]. Përpara kësaj kohe, nga [[Monuni]] kishim vetëm disa monedha të gjetura rastësisht, dy prej të cilave vinin nga fshati fqinj nga [[Cakrani]], pikërisht nga një vend që quhet [[Gurët e Zezë]], ku ka një [[kala]] [[Iliria|ilire]9 të shekullit të katërt p.e.s. Gjetja e këtij thesari menjeherë lokalizoi edhe vendin kryesor të prodhimit të këtyre monedhave. [[Mbreti]] [[Monuni]] përmendet vetëm një herë në histori, rreth vitit [[280]] p.K(para [[Krishti]]t), kur ai merr pjesë në luftë për pretendimin e fronit të [[Maqedonia|Maqedonisë]]. Ishte një mbret ilir shumë i fuqishëm. Fakti i dytë historik vinte nga monedhat e gjetura që në shekullin e 19-të, të botuara nga studiues të asaj kohe, që tregonin se [[Monuni]] ka pushtuar edhe [[Dyrrahu]]n([[Durrësi]]n). Sepse në monedhat e tij që kishin simbolet e [[Durrësi]]t, përkatësisht një [[lopa|lopë]] të cilën e pinte [[viçi]] dhe nga ana tjetër një katror me stilizime, të cilat mbanin përveç emrit të qytetit [[Dyrrah]] edhe emrin e mbreti Monun. Gjetja e thesarit të [[Kreshpani]]t na çoi edhe në këtë qytet, qytetin e [[Gurëzezës]], me një vëmendje më të madhe për të parë aty selinë e shtetit ilir, nën drejtimin e Monunit, ndoshta edhe të paraardhësit të tij që ka qenë [[Glaukia]] i famshëm, mbreti i [[Taulantët|Taulantëve]], si edhe të pasardhësit të tij [[Mytili]]t, i cili pret monedhat e tij prej [[bronxi]] në [[Apolonia|Apoloni]]. Kemi një dinasti prej tre mbretërish të cilët qendrën e tyre e kishin në [[Cakrani|Cakran]]. Kërkimet [[arkeologjia|arkeologjike]] kanë treguar se ky ishte një qytet shumë i rëndësishëm, i formuar rreth vitit [[380]] p.K, tamam në kohën e Monunit, rreth vitit [[300]]-[[270]] p.K. Monuni ishte dhe mbret që përpiqet të kontrollojë financat, se deri atëherë mbretërit ilirë nuk kishin prerë [[monedha]]. Është Monuni mbreti i parë që pret monedhat dhe duhet kuptuar se kush ka financat, ka edhe politikën. Kjo është pastaj një histori që vazhdohet edhe nga mbreti [[Genci|Genc]], i cili mbyll serinë e mbretërve ilirë.
 
Mund të them që krahina e Mallakstrës është nga më të pasurat nga pikëpamja arkeologjike, përveç këtij kryeqyteti të mbretërisë ilire të cilit nuk ia dimë emrin, përmendet vetëm një herë nga [[Frontini]], nga një historian [[Roma|romak]], për luftën që bën [[Pirro i Epirit]] në [[Iliri]], gjatë së cilës ai pushton edhe kryeqytetin e mbretërisë, që duhet të ketë qenë [[Cakrani]], por nuk na i thotë emrin e vet. Përveç këtij qyteti të rëndësishëm, kemi qytetin [[Bylisi|Bylis]] që është më i madhi i ilirisë, më i pasur, madje më i pasur edhe se [[Cakrani]], sepse zhvillohet pas vdekjes së Monunit, në kohën e djalit të tij [[Mytili]]t, por duke pasur një lloj pavarësie. Është një qytet që ka një sipërfaqe më të madhe se [[Gurzeza e Cakranit]], rreth tridhjetë hektarë, me mure shumë të fuqishme, me disa porta që tregojnë se ishte parashikuar për lëvizjen e një popullsie të madhe. Ka edhe një shesh publik, të rezervuar që në ndërtimin e qytetit, ku rreth vitit [[250]] p.K, në fund të dinastisë së Monunit, ndërtohet [[teatri]], [[stadiumi]], shëtitore të mëdha, një [[tempull]], të cilin ne akoma nuk e kemi zbuluar. Kishte një numër të mëdha banesash moderne për kohën me rrugë. Ka qenë një qytet i urbanizuar, qendra e një [[republika|republike]] të vogël, e cila u krijua pas rënies së [[dinastia|dinastisë]] së Monunit. Kryesohej nga [[Plutani]], i zgjedhur çdo vit sipas një modeli të marrë nga [[Apolonia]]. Pranë tij kishte një [[strategu|strateg]], i cili merrej me drejtimin e [[ushtria|ushtrisë]], [[këmbësoria|këmbësorëve]], një part që merrej me drejtimin e kalorësisë, kishte [[Gramateusi]]n që ishte sekretari dhe nëpunës të tjerë, ku më i rëndësishëm ishte një [[senati|senat]] i përbërë nga ata që quhen [[damujork]], duke marrë edhe terminologjinë e kohës. Dhe tregon që kjo republikë bazohej ne federimin e disa njësive të veçanta, ku më e rëndësishmja ishte qyteti fqinj [[Klosi]]. Është larg rreth dy-tre kilometra nga [[Bylisi]], qytet i lulëzuar. Kemi qytet që ishte edhe më i hershëm se Bylisi i krijuar në shekullin e pestë. Ku dhe atje qysh në mes të shekullit të tretë u ndërtua nja teatër, shëtitore një stadium, siç kishte dhe një qytet tjetër jo shumë larg Gurzezës, në krahun tjetër të luginës që nuk ia dimë emrin. Sot ndodhet në kalanë e [[Margëlliçi]]t, qytet që i ka fillimet qysh në shekullin e shtatë, por merr format e veta urbane vetëm në shekullin e IV-III p.e.s. I urbanizuar me rrugë të shtruara me plloça dhe me një ndarje të zonës zejtare nga zona e banuar. Ka mundësi që të ketë pasur edhe atje një tempull. Në burimet e shkruara, bylinët na dalin që në shekullin e katërt, si një organizim qytetesh, i cili ndikon mbi ngjarjet politike të kohës. Bylinët luajnë një rol të rëndësishëm deri në kohën e luftërave midis [[Cezari]]t dhe [[Pompeu]]t.