Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 18:
Në këto nëntëmbëdhjetë muaj qëndrese e sakrifice të bijve tanë në nëpër mote e stinë të ndryshme u bënë ballë stuhive të egra që koha popullit tonë me mote të shumta ua imponoi, e këta trima u bënë rezistencë korbzinjve të pangopur kurrë duke u bërë lulëkuqe lirie.
[[Liria]] tani u skuq me gjakun e tyre, por shumë çka ndryshoi dhe emrat e tyre u bënë legjendë përjetësie.
Nga [[Kosova]] në [[Luginë e Preshevës]] [[Halim Hasani]] i mblodhi të gjithë këta dëshmorë të rënë në mbrojtje të atdheut anëkënd [[Kosovës Lindore]] i bëri bashkë për t’ia kujtuar brezave të rinj biografitë dhe trimëritë e tyre që i treguan gjatë luftës së lavdishme nën ombrellën e [[UÇPMB]]së.Dhe jo vetëm kaq në mesin e luftëtarëve të rënë në altarin e lirisë kishte dëshmorë që kishin ardhur për të luftuar edhe nga [[Kosova]] e cila më herët i kishte pasur ata trima në mbrojtje të [[Kosovë]]s e këta janë: [[Fatmir Ibishi]] i lindur në fshatin [[Uglar]] të [[Gjilani]t, [[Ismet Aliu- Grema]] i lindur në [[Greme]] të [[Ferizaj]]t, [[Arben Ramadani]] i lindur në [[Kokaj]] të [[Gjilani]]t, [[Betim Berisha]] i lindur në [[Prizren]], [[Eqrem Hoxha]] i lindur në Randobravë të [[Prizreni]]t, [[Shkëlzen Krasniqi]] i lindur në Apterushë të Rahovecit, [[Nijazi Azemi]] (Komandant Mjekrra) i lindur në [[Mogillë]] të [[Viti]]së, [[Agim Elshani]] i lindur në [[Nguca]]t të [[Malishevë]]s, [[Besim Mazreku]] i lindur në [[Gjilan]], [[Hysen Salihu]] i lindur në [[Kumanovë]], [[Sami Ukshini]] i lindur në [[Kurexhaj]] komuna e [[Gjilani]]t dhe [[Shaban Ukshini]] (Terri) i lindur në [[Kurexhaj]] të [[Gjilani]]t, të cilët edhe më parë kishin nuhatur aromën e luftës për liri. Edhe disa luftëtarë nga [[Kosova Lindore]] më parë qenë pjesë përbërëse e luftës së Kosovës si p.sh., [[Ibrahim Fejzullahu]] e [[Bardhyl Osmani]] –komandant Delta, të cilët më pas u kthyen për t’i çliruar trojet e tyre.
Nën emblemën UÇPMB U mblodhëm bijtë më të mirë të kombit për t’i dalur ballë për ballë një ushtrie e policie e cila atëbotë pas kurorëzimit të lirisë në Kosovë ata në këtë pjesë të shkëputur të Kosovës shtonin dhunë e zullum të madh sidomos nëpër fshtëra që gravitojnë në tri komunat tona.Si rezultat i kësaj dhune këta bij më të mirë të kombit u rreshtuan për të hapur front lufte dhe për t’i mbrojtur fshatrat nga dhuna që ata ushtronin nëpër këto vende.
[[UÇPMB]] doli në sipërfaqe në mortin e vëllezërve Saqipi nga [[Dobrosini]]dhe mu aty u lexuan pesë shkronja që ngjallnin shpresë për mbrojtje të popullatës së Malësisë [[Karadakut]]dhe Bujanocit më gjërë.