[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 68 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q6107 (translate me)
Rreshti 74:
[http://www.forbes.com/2007/10/26/top-dead-celebrity-biz-media-deadcelebs07-cz_lg_1029celeb_slide_9.html Tupac vetem zoti me Gjykon]
http://www.2pac2k.de/name.html eshte emri i vertet i legjedens
Hija e misterit mbi vdekjen e 2Pac Shakur
== Burimi i informatave ==
http://www.last.fm/music/2Pac/+wiki
 
Tupac Shakur ka vdekur njësoj si në një prej këngëve të tij. Reperi gangster amerikan, këngët antiraciste të mbushura me tërbim zezakësh dhe me dhunë urbane të së cilit dukeshin tamam si skenografia e jetës së tij. Vdiq më 13 shtator në moshën 25-vjeçare pasi u qëllua katër herë me armë zjarri gjatë një dyluftimi misterioz teksa udhëtonte me makinën e Marion "Suge" Knight, kreu i "Death row Records", i cili mbeti i plagosur gjithashtu. Autoritet në atë kohë thanë se nuk kishin asnjë pistë hetimi dhe asnjë dyshim dhe deri tani askush nuk është dënuar për vdekjen e tij. I denoncuar disa herë nga autoritet pasi lavdëronte në këngët e tij dhunën dhe drogën, 2Pac ka qenë me të vërtetë një hero për miliona e miliona fansa dhe kishte mbështetjen e plotë të shumë liderve me ngjyrë, si psh Jesse Jackson.
[[Kategoria:Këngëtarë amerikanë]]
[[Kategoria:Lindje 1971]]
[[Kategoria:Vdekje 1996]]
 
Tupac Amaru janë fjalë inakse domethënia e së cilave është "Gjarpër i shndritshëm", ndërsa Shakur vjen nga arabishtja dhe do të thotë "Falenderues ndaj Zotit". I lindur më 16 qershor të vitit 1971 në New York University Hospital, emri i tij i vërtetë është Lesane Parish Crooks.
{{Link GA|es}}
 
Më 7 shtator 1996, Shakur u godit për vdekje nga 4 plumba, njëri nga të cilët i kapi mushkërinë e djathtë. Ngjarja ndodhi në Nevada, rrugës për në Las Vegas, pasi kishte asistuar në një ndeshje boksi midis Mike Tyson dhe Bruce Seldon. Vdiq pas gjashtë ditësh duke mos dalur më nga gjendja e komës në Spitalin e Universitetit Nevada si konseguencë e plagëve të marra. Data shënonte 13 shtator 1996 dhe ishte vetëm 25 vjeç.
 
Policia metropolitane e Las Vegas-it dhe policia e Compton, megjithëse nuk e kanë zgjidhur kurrë rastin zyrtarisht, fillimisht arritën në përfundimin se Shakur ishte goditur nga Crips-at (një nga bandat më të njohura të zonës së Los Anxhelos) e jugut pas ndeshjes së Tyson, hipotezë e cila më vonë u zhduk.
 
Tentativa e mëparshme e vjedhjes kishte bindur reperin të kërkonte mbrojtje nga jashtë, prandaj kishte punësuar disa badigardë pasi kishte dalë nga burgu në tetor të 1995. Gjithmonë vishte një jelek antiplumb në publik. Fakti që atë natë nuk e kishte veshur jelekun antiplumb mbetet akoma një mister, megjithëse është e qartë që një person mund të deklarohet i vdekur pasi ishte bërë viktimë e dy atentateve. Kjo është arsyeja përse teoritë e shumta mbi vdekjen e Tupac-ut e kanë kthyer më shumë në një mit të pavdekshëm.
 
Misteret e lidhura me vdekjen
 
- Trupi i 2Pac është djegur një ditë pas vdekjes së tij.
 
- Trupi i tij nuk i është nënshtruar asnjë autopsie, gjë që duhet bërë patjetër në çdo rast vrasjeje.
 
- Nuk ekziston asnjë foto e 2Pac-ut në spital.
 
- Në këngët e tij, 2Pac tregonte shpesh dëshirën që kishte për t'u varrosur, atëherë përse trupi i tij është djegur dhe për më tepër pse një ditë pas vdekjes?
 
- Ishte kryer një policë e sigurimit të jetës së 2Pac-ut me një shifër rreth 70 milionë dollarësh dhe ato para nuk janë marrë asnjëherë nga askush.
 
- Nuk janë bërë asnjëherë teste balistike në lidhje me luftën me armë zjarri që i shkaktoi vdekjen 2Pac-ut.
 
- Pas tentativës për vrasje që pësoi në vitin 1994 në New York, 2Pac mbante gjithmonë veshur një jelek antipulmb. Përse atë ditë nuk e mbante, edhe pse e dinte shumë mirë që do të shkonte në ndeshjen e boksit të Mike Tyson, ku do të ishin patjetër prezent edhe gangsterë të tjerë të cilët mund të ishin të rrezikshëm?
 
- Kundër makinës në të cilën udhëtonte 2Pac u qëlluan 13 plumba, nga të cilët vetëm njëri preku lehtshëm Knight që ishte në timon. Shumë e çuditshme!
 
- Përse Knight nuk është interesuar kurrë për vrasjen dhe nuk ka bashkëpunuar kurrë me policinë për të gjetur atentatorët?
 
- Përse një njeri i pasur dhe i pushtetshëm si ai nuk ka vendosur kurrë një shpërblim për këdo që do të sillte informacione të rëndësishme rreth identitetit të vrasësve?
 
- Albumi i parë i publikuar pas vdekjes së 2Pac-ut, "The day 7 Theory" fillon me një frazë të kënduar me zë shumë të ulët: "Suge shot me" (Suge më ka qëlluar).
 
- Kadillaku i bardhë nga i cili kanë dalë plumbat nuk është arritur kurrë të gjendet. Si është e mundur përderisa Las Vegasi ndodhet në mes të shkretëtirës dhe është një territor që patrullohet gjatë gjithë kohës me helikopter nga policia?
 
- Përse asnjë nga makinat e badigardëve të tij nuk ka tentuar ta ndjekë pas Kadillakun pas vrasjes?
 
-Në këngën "Life goes on" 2Pac flet për funeralin e tij. Ai dëshironte që të varrosej pikërisht nën tingujt e kësaj kënge, por dëshira e tij nuk u realizua.
 
Marrëdhënia e 2Pac-ut me Marion "Suge" Knight
 
Ekzistojnë shumë mistere të lidhura me marrëdhënien e 2Pac-ut me Marion "Suge" Knight, bosin e Death Row Records. Marrëdhënia e 2Pac-ut me këtë shtëpi diskografike ka filluar në vitin 1996 kur reperi ndodhej në burg. Shakur duhej të shlyente një dënim për abuzime seksuale dhe në atë kohë ishte duke shlyer vitin e tij të parë. Ishte i depresionuar, nuk arrinte të duronte dot një gjendje të tillë, një jetë pa liri dhe plot me rregulla, dhe gjithashtu kishte rrëfyer në një letër drejtuar Mutulu Shakurit se donte të vriste veten dhe se do të bënte gjithçka vetëm për të dalë nga burgu.
 
Ishte pikërisht ky motivi që 2Pac firmosi një kontratë me shtëpinë diskografike të Knight. Ky i fundit arriti që të nxirrte reperin nga burgu, duke paguar një shumë shumë të madhe parash dhe duke e bërë atë të firmoste një kontratë për etiketën e tij diskografike në shkëmbim. Shakur nuk ishte i kënaqur për këtë marrëveshje sigurisht pasi edhe më parë i kishte refuzuar ofertat e Knight pasi, siç thonte atëherë, nuk donte kurrsesi të bëhej pjesë e shtëpisë diskografike Death Row, por në atë rast nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër. Kjo ishte e vetmja mënyrë që kishte për të dalë nga burgu dhe në atë kohë të dilte nga burgu ishte i vetmi qëllim i tij.
 
Një kusht i kontratës parashikonte që 2Pac Shakur të realizonte tre Cd për shtëpinë diskografike Death Row. Direkt pasi doli nga burgu 2Pac filloi të regjistronte albumin "All Eyez On Me", i cili përmbante dy CD, duke respektuar në këtë mënyrë 2 nga 3 Cd-të e parashikuara në kontratë. Por, gjatë periudhës së zezë në Death Row, 2Pac u mashtrua shumë herë nga Knight. Atij iu ngarkuan para për qira apartamentesh, për bizhuteri të shtrenjta, për një makinë "Chevrolette" fillimisht në emër të tij, por që më pas u kthye në emër të vëllait të Knight. Për më tepër iu ngarkuan para të shpenzuara nga gruaja e Knight dhe të gjitha këto shpenzime kapnin shifrën e disa miliona dollarëve në mënyrën më të padrejtë të mundshme. Në kohën e vdekjes së tij 2Pac kishte pak a shumë asgjë, pasuaria e tij nuk ishte më shumë se 100.000 dollarë.
 
Është shumë e çuditshme që një artist i kalibrit të tij, që shet miliona e miliona disqe të kishte një llogari bankare kaq të varfër. Për më tepër, shtëpitë dhe makinat të cilat 2Pac mendonte se i kishte në pronësi ishin të gjitha në emër të Death Row Records. Pikërisht për shkak të këtyre mashtrimeve, 2Pac u nxitua për të përfunduar albumin e tij të tretë për të respektuar marrëveshjen me Knight dhe që më pas të ishte i lirë që të hapte një shtëpi diskografike në emrin e tij, të cilën do ta quante "Makiaveli Records".
 
Ky ishte qëllimi i vetëm i reperit të madh 2Pac. Më 27 gusht ai i dërgoi një letër shtëpisë diskografike Death Row, në të cilën i thonte se me nxjerrjen e albumit të tij të tretë të quajtur "Makaveli - The Don Killuminati - The 7 Day Theory", kishte përmbushur kushtin kryesor të kontratës dhe se do të largohej nga Death Row. Knight sigurisht nuk u kënaq nga ky fakt. Ditën e 7 shtatorit nuk duhet të kishte qëndruar në Las Vegas, pasi kishte për të sistemuar disa çështje në Atlanta, por më pas u bind nga Knight i cili kohë më parë i kishte premtuar se do të shkonin së bashku të ndiqnin një ndeshje boksi ndërmjet Tyson dhe Seldon.
 
Në fund të sfidës u bë një sherr i madh me Orlando Andersen (anëtar i bandës së Crips), i cili disa muaj më parë kishte sulmuar dhe rrahur një punëtor të shtëpisë diskografike Death Row dhe më pas i kishte vjedhur një medalion që është edhe shenjë dalluese e anëtarëve të bandës së Knight.
 
Mbrëmja dramatike e 7 shtatorit për 2Pac-un duhet të kishte vazhduar me një festë të parashikuar për të festuar fitoren e mikut të tij Mike Tyson në "CLUB 662". Pac, në fakt, kishte vendosur të shkonte në lokal me fuoristradën e tij, por Knight e bindi të shkonin me makinën e tij duke i thënë se kishte nevojë të fliste me të.
 
Gjatë rrugës më pas ndodhi tragjedia. Në këtë mënyrë, duket qartë se janë të shumta gjërat që të bëjnë të mendosh se Knight ka patur të bëjë me vdekjen tragjike të 2Pac Shakurit, por fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite, edhe pse kanë kaluar kaq vjet, vrasja e tij mbetet një mister dhe vrasësi mbeti një njëri pa fytyrë dhe pa emër. Emra dhe hipoteza ka patur shumë, që në ditën e parë të tragjedisë, por e vërteta "e vërtetë" nuk ka dalë kurrë në pah. Vazhdon të jetë shumë i çuditshëm fakti që në 13 plumba të gjuajtur nga një largësi jo shumë e madhe vetëm njëri ka arritur të plagosë lehtë Marion Knight. Për më tepër, ekzistojnë edhe ato fjalë enigmatike që shqiptohen me zë të mbytur në fillim të albumit të parë të publikuar pas vdekjes së 2Pac Shakur: "SUGE MË QËLLOI".