Ismail Qemali: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 25:
== Fëmijëria ==
Lindi ''Ismail Hakki bej Vlora'' më [[16 janar]] [[1844]] në [[Vlora|Vlorë]] në një nga [[Familja Vlora|familjet e mëdha]] të [[Shqipëria|Shqipërisë]] së Jugut. Ishte i biri i [[Mahmud bej Vlora|Mahmud Bej Vlorës]] dhe Hedije hanëm Libohovës.
Pas shtypjes së Kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit (epopeja e [[Rapo Hekali|Hekalit]], [[Zenel Gjoleka|Gjolekës]] - 1847), [[Mahmud bej Vlora]], si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua ndërsa familja e tij u internua në Konjë të Anadollit, ndërsa gratë në [[Selaniku|Selanik]] - kur Ismail beu ishte katër vjeç. Në këtë qytet, - siç do shkruante vetë Ismail Qemali në «Kujtimet», - familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i cili kishte pasur miqësi me Mahmud beun dhe njihte personalisht familjen e Vlorajve, që nga koha kur kishte qenë konsull në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik Ismail Qemali ndoqi shkollën fillore. Më 1852, kur u liruan, Mahmud beu, «fisnik dhe idealist» ─ siç e quan [[Eqrem Bej Vlora|Eqrem bej Vlora]], e regjistroi të birin në gjimnazin «[[Zosimea]]» pranë të ungjit Mustafa pashë Vlorës, në [[Janinë]] më 1855, një ndër shkollat e mesme më të përparuara në [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], e cila shquhej edhe si qendër e përhapjes së iluminizmit përparimtar evropian. Mustafa pasha ish në atë kohë "Myslimme Kalemi" Mydiri, pranë të kushuririt, Ismail pashë Tepelenës që ish bërë ndërkohë Valí.nje cop kari vogel.
e gjith perandoria osmane ishte nje pill motre qe ja qifsha ropt te gjith botes'
 
Edhe i ati, Mahmut beu nuk qëndroj dot në Vlorë. Për të përballuar shpenzimet (Ylefet) e vullnetarëve që mblodhi (ngjarja e Grivës 1854) me urdhër të qeverisë, që nuk e pagoj, u detyrua të shes pasurinë e fundit që i kish mbetur (çifligjet Goricë, Babicë, Novoselë, Bestrovë, Selenicë, Subënj, Picar edhe shkoi në Stamboll për të siguruar kthimin e të hollave që kish për të marrë. Vajti më pas në Athinë. Atje gjeti mbrojtjen e mbretit dhe qëndroi gati dy vjet. Vdiq në Stamboll më 1866.
Në «Zosimea» Ismail Qemali ishte pari nxënës mysliman në atë kohë. Në këtë gjimnaz ai studioi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht dhe u dallua për aftësitë e tij të veçanta në matematikë. Sipas regjistrave të «[[Zosimea]]s», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859, dhe u kthye në Vlorë. Gjatë qëndrimit në [[Janinë]], me mesues privat, mësoi arabishten dhe persishten.