Ndryshimi mes inspektimeve të "Muhamet Kyçyku"

740 bytes removed ,  7 vjet më parë
v (Bot: Migrating 2 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q3301418 (translate me))
Kyçyku u mor me përkthime dhe përmendet Mevludi i përkthyer nga [[arabishtja]] i shkrimtarit berber Al Busiri.
njeri i menqur
== Qëndrime letrare ==
Në letërsi, Kyçyku zë vendin e merituar të pikënisësit dhe pikëkaluesit nga klasika bejtexhiane në poezinë e Rilindjes Kombëtare. Ai është gjithashtu i pari ndër [[shqiptarët]] të ketë shkruar poemë voluminoze. Sikur të gjithë bejtexhijtë, e që nga fillimi i këtij lloji letrar, shumë ide e tema merreshin nga librat fetar dhe nga themelet e moralit dhe virtytit fetar islam. Kur bisedojmë për moralin e gruas dhe burrit, duhet vënë në dukje se është i famshëm respekti bashkëshortor ilir dhe par shqiptar që në kohërat pagane kështuqë bejtexhinjt, e në këtë rast Muhamet Çami vetëm ngrinte lartë besnikërinë iliro shqiptare dhe natyrisht atë islame të relacioneve familjare.
 
Brendia e poemës Erveheja * (në fillim Ravda) se Çamit duhet të ketë qenë e njohur në trojet tona sidomos pas pranimit të Islamit nga shkaku se kjo temë, në variante të afërta, ka arritur në fillim nga Persia e më vonë edhe nga Turqit si letërsi gojore dhe në raste më të rralla edhe në forma të shkruara së paku në gjuhën turke. Nuk kemi dokumente të shkruara për të vërtetuar këto të dhëna, por nëse nisemi nga fakti se shumë shqiptarë, pas pranimit të fesë islame shkolloheshin në vise të ndryshme të perandorisë turke, bënë reale mundësitë e përhapjes se literaturës arabe, perse gjegjësisht asaj turke në Ballkan. Nga sanskritishtja kemi shkrimin "Shukasaptati" nga morri idenë dhe frymëzimin poeti Pers Zijauddin Nakshabi dhe shkroi Tutinamen e tij, prej nga, Kyçyku ndërtoi mjaftë bukur, historinë me tipare të grues luftëtare shqiptare në mbrojtje të nderit. Dhe Erveheja e mbrojti me guxim pa u trembur as nga vdekja. Në këtë mënyrë ajo arrin të lundroj nëpër shtrëngatat që i sillte jeta gjer në momentin fatlum të ngadhënjimit mbi padrejtësitë dhe në ngadhënjimin e të vërtetës mbi dredhitë dhe pasionet e errëta të kunatit, pasanikut, shërbëtorit dhe hajnit.
 
Anonymous user