Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë i Universitetit të Tiranës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
 
== Historiku ==
 
'''Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë''' i [[Universiteti i Tiranës|Universitetit të Tiranës]] është krijuar në vitin 1951, si pjesë e Institutit të Lartë Pedagogjik, që ka qenë institucioni i parë në Shqipëri për përgatitjen e mësuesve me arsim të lartë për shkencat shoqërore dhe natyrore. Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë u bë një nga shtatë fakultetet. Fillimisht ai përbëhej nga degët e historisë (më vonë histori – gjeografi), gjuhë – letërsisë dhe të gjuhës ruse. Qysh atëherë ai ka pësuar zgjerime dhe riorganizime të shumta. Kështu, në vitin akademik 1960 – 1961 iu shtua dega e gjuhës angleze dhe më 1966 ajo e gjuhës frënge. Më 1972 degët e gjuhëve të huaja u shkëputën nga ky fakultet për të formuar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ndërsa dy vjet më vonë të dy fakultetet u bashkuan në një të vetëm, për t’u ndarë sërish në vitin 1992.
 
Në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë kanë dhënë mësim personalitetet dhe shkencëtarët më të njohur shqiptarë në fushën e shkencave albanologjike, si: E. Çabej, A. Buda, M. Domi, Sh. Demiraj, S. Luarasi, N. Bulka, V. Kokona, I. Kadare, Q. Haxhihasani, S. Prifti, A. Kostallari, J. Xoxa etj.
 
Profesorati i këtij fakulteti ka dhënë një ndihmesë të dukshme edhe për ngritjen dhe funksionimin e fakulteteve të Universiteteve të tjera të Shqipërisë duke përfshirë dhe Universitetin e Prishtinës. Rreth viteve 1986 deri 1990 ka egzistuar edhe dega [[Gjuhë-Letërsi-Gjermanisht]].
 
Sot në këtë fakultet funksionojnë katër degë: dega gjuhë – letërsi, histori, gjeografi dhe gazetari, e hapur në vitin 1992. Paralelisht me to, funksionojnë pa shkëputje nga puna degët gjuhë – letërsi, histori, gjeografi.
 
Fakulteti është i organizuar në pesë departamente: ai i historisë, i gjeografisë, i gjuhësisë, i letërsisë dhe i gazetarisë.
Line 17 ⟶ 18:
Trupa mësimore e Fakultetit përbëhet nga 76 pedagogë, prej të cilëve 24 mbajnë titullin “Profesor”, 9 mbajnë titullin “Profesor i Asociuar”, 12 me gradën “Doktor”, 21 pedagogë dhe 10 asistentë. Përveç tyre, në procesin mësimor aktivizohet dhe një numër i konsiderueshëm pedagogësh të jashtëm, kryesisht punonjës të institucioneve kërkimore shkencore etj.
 
Numri i studentëve të tij ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Aktualisht në këtë vit shkollor vazhdojnë studimet 1758 studentë me shkëputje nga puna; 2144 studentë pa shkëputje nga puna. Që nga viti 1992 – 1993 pranimi i studentëve në fakultet (për të dy sistemet) bëhet mbi bazën e konkursit.
 
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka qenë dhe është një qendër e rëndësishme shkencore e vendit, me një veprimtari të gjerë shkencore, ku përfshihet organizimi i konferencave shkencore dhe pjesëmarrja në tubime shkencore kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, botimet e monografive, punimeve shkencore e të teksteve mësimore për shkollën e lartë, të mesme dhe 9-vjeçare etj. Njëherazi, ai mbetet institucioni më i rëndësishëm i vendit për përgatitjen dhe kualifikimin e studiuesve.
Line 36 ⟶ 37:
 
Aktualisht janë hartuar të gjitha kurrikulat sipas Zonës Europiane të Arsimit të Lartë. Sipas këtyre kurrikulave jepen diploma të nivelit të parë, diploma të nivelit të dytë, mastera të nivelit të parë, mastera të nivelit të dytë si dhe shkolla doktorate.
 
== Organizimi i Fakultetit ==