[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1349174 i bërë nga 46.217.74.39 (diskutimet)
sorry... revert
Rreshti 128:
 
Xherir ka thënë: Mugira më ka thënë: "Ulu me Ebu Hanifen për të fituar Fik’h, sepse, nëse do të ishte gjallë en-Nekha’i, ai do të ulej me të". Dhe Ibnul-Mubarak ka thënë: “Ebu Hanifja ka më shumë Fik’h sesa pjesa tjetër e njerëzve.” <ref>"Akideja e Katër Imamëve" nga Muhamed Ibn Abdu-Rrahman el-Khumejjis</ref>
 
==Veprat e Ebu Hanifes==
 
Divergjencat e shkaktuara pas vdekjes së Osmanit r.a. dhe ardhjes së Aliut r.a. për halif, rebelimi i Muaviut kundër Aliut r.a. dhe problemet e tjera të asaj kohe, shkaktuan paraqitjen e katër sekteve të mëdha (shi’ite, harixhite, murxhite dhe mu’tezilite) dhe shpjegime të ndryshme të shtyllave të fesë dhe shoqërisë islame. Ndonëse shumica e besimtarëve ishin në rrugë të drejtë, megjithatë, Ebu Hanifeh ishte ndër të parët prej dijetarëve të mëdhenj, që ka paraqitur në formë të shkruar parimet e besimit islam kundrejt mësimeve sektare dhe heretike në rritje.[12]
 
Ebu Hanifeh, ndonëse ka punuar dhe zgjidhur shumë çështje shkencore, është e qartë se nuk ka shkruar. Megjithatë, disa nga veprat hanefite i përshkruhen atij. Shibli Nu’mani thekson se vetëm tri vepra janë të Ebu Hanifes: Fikh’ul-ekber, El-Alimu we’l-muteal-limu dhe Musned.[13] Ibn Nedimi (vdiq më 10 Sha'ban 385/ 17 Shtator 995) pohon se veprat që i përshkruhen Ebu Hanifes, qoftë të shkruara nga dora e tij, qoftë të diktuara nga ai te nxënësit e tij, janë:
 
 
1. El-Fikh’ul-ekber[14]. Veprën e transmeton Ali ibn Ahmed El-Farisiu nga Nusajr ibn Jahja, e ky prej Ebu Mukatil, ky prej Isam ibn Jusufit, ky nga Hammad ibn Ebi Hanifeh, ky nga babai i tij. Tash Kupri-zade në Miftah’ul-Se`adeh thotë: “Ebu Hanifeh ka folur për kelamin sikur në traktatin Fikh’ul-Ekber dhe Kitab’ul-alim we’l-mute`al-lim dhe në to ka sqaruar numrin më të madh të çështjeve të ilm’ul-kelamit”. Disa thonë se këto vepra nuk janë të Ebu Hanifes, por të Ebu Hanife El-Buhariut. Mirëpo, këto janë trillime të mu’tezilitëve, të cilët pohonin se Ebu Hanifeh është pasues i doktrinës së tyre. Al-lame El-Bezazi thekson se i ka parë këto dy libra të shkruara me dorën e Imam Kuderiut dhe në to shkruan se janë nga Ebu Hanifeh. Në këtë pajtohen shumë dijetarë, sikurse janë: Fahr’ul-islam Bezdeviu dhe Imam Abdulaziz El-Buhariu”.[15]
 
Vepra Fikh’ul-ekber e Ebu Hanifes konsiderohet vepra e parë e shkruar në mbrojtje të ehli sunetit (selefinjve: as’habëve, tabiinëve dhe tebei tabiinëve).[16]
 
2. El-Alimu we’l-muteal-limu. Veprën e transmeton Imam’ul-huda Ebu’l-Mensur El-Maturidiu, nga Ebu Bekr Ahmed ibn Ishak El-Xhuzxhaniut, nga Muhammed ibn Mukatil Er-Raziut, nga Ebu Mukatil Hafsa El-Samarkandiut, nga Ebu Hanifeh.[17] Vepra është shkruar në formë pyetjesh dhe përgjigjesh.[18]
 
3. Risaletun ila Uthman El-Betti. Ka mendime se Fikh’ul-ebsat është libri, trajtesa e vetme nga penda e Ebu Hanifes, që është ruajtur deri sot, dërguar Uthman El-Betit..[19]
 
4. Err-Rreddu ale’l-kaderijjeh.
 
5. El-Ilmu sharkan we garben (të cilat kryesisht përfshijnë veprat e akaidit dhe da’ves)[20].
 
6. El-Musned. Musned-i është përmbledhje hadithesh të rregulluara sipas emrave të transmetuesve, ashtu që në një kaptinë të përmenden hadithet e transmetuesit të caktuar. Ekzistojnë disa musnede, të cilët i përshkruhen Ebu Hanifes. Në disa burime, theksohen madje 15 prej tyre. Të gjitha këto i tuboi Imam Havarizmi dhe kjo vepër u shtyp në Indi, në vitin 1332. Sot është i njohur Musnedi i Ebu Hanifes, të cilin e tuboi Abdullah ibn Muhamed El-Buhari (vdiq 340 h.), i përpunoi Imam El-Haskafi (vdiq 650 h.) kurse i komentoi Mula Ali El- Kari (vdiq 1014 h.).
 
Mendohet se pjesën më të madhe të Musnedit e shkroi Ebu Jusufi, kurse pjesën e mbetur Imam Muhammedi, të cilët e quajtën El-Athar.[21]
 
7. Kitab’ul-risala[22].
 
8. Kitab’ul-wasijjeh.[23] Mendohet se Kitab’ul-wasijjeh është zgjerim i Fikh’ul-ekberit të hershëm dhe Fikh’ul-ebsat..
 
9. Fikh’ul-ebsat. Kjo vepër është e pabotuar deri vonë, ndërsa përmban çështje të besimit që Ebu Hanifeh ia ka dhënë nxënësit të tij Ebu Mutij El-Balhiut (vdiq 799). Në këtë vepër, gjenden gati të gjitha pikat e Fikh’ul-ekber të hershëm (i cili ka vetëm dhjetë parime fetare).
 
Fikh’ul-ebsat përmban edhe një varg thëniesh për çështjet fetare, që përfoleshin në kohën e Ebu Hanifes[24].
 
 
== Referenact ==
{{ref}}
[[http://zeriislam.com/artikulli.php?id=491&h]]
 
== Shih edhe ==
 
http://zeriislam.com/artikulli.php?id=491&h
[[Kategoria:Personalitete Islame]]
[[Kategoria:Irakianë]]