Ismail Qemali: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Rreshti 23:
'''Ismail Qemal Bej Vlora''' ([[1844]] - [[1919]]) ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes shqiptare, deputet në Mexhlisin Osman, themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës së Pavarësisë]].
--[[Speciale:Kontributet/31.22.48.74|31.22.48.74]] 17 maj 2013 06:29 (CEST)== Fëmijëria ==
Lindi ''Ismail Hakki bej Vlora'' më [[16 janar]] [[1844]] në [[Vlora|Vlorë]] në një nga [[Familja Vlora|familjet e mëdha]] të [[Shqipëria|Shqipërisë]] së Jugut. Ishte i biri i [[Mahmud bej Vlora|Mahmud Bej Vlorës]] dhe Hedije hanëm Libohovës.
Pas shtypjes së Kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit (epopeja e [[Rapo Hekali|Hekalit]], [[Zenel Gjoleka|Gjolekës]] - 1847), [[Mahmud bej Vlora]], si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua ndërsa familja e tij u internua në Konjë të Anadollit, ndërsa gratë në [[Selaniku|Selanik]] - kur Ismail beu ishte katër vjeç. Në këtë qytet, - siç do shkruante vetë Ismail Qemali në «Kujtimet», - familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i cili kishte pasur miqësi me Mahmud beun dhe njihte personalisht familjen e Vlorajve, që nga koha kur kishte qenë konsull në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik Ismail Qemali ndoqi shkollën fillore. Më 1852, kur u liruan, Mahmud beu, «fisnik dhe idealist» ─ siç e quan [[Eqrem Bej Vlora|Eqrem bej Vlora]], e regjistroi të birin në gjimnazin «[[Zosimea]]» pranë të ungjit Mustafa pashë Vlorës, në [[Janinë]] më 1855, një ndër shkollat e mesme më të përparuara në [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], e cila shquhej edhe si qendër e përhapjes së iluminizmit përparimtar evropian. Mustafa pasha ish në atë kohë "Myslimme Kalemi" Mydiri, pranë të kushuririt, Ismail pashë Tepelenës që ish bërë ndërkohë Valí.
|