Sonete (Eqrem Çabej): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Sonete (Eqrem Çabej).jpg|thumb|300px]]
"Sonete" poezi shqiptare me Autor [[Eqrem Çabej]]. Shtëpia botuese "Çabej", viti i botimit 2008. Faqet e librit 60. Sonetet që gjuhëtari Eqrem Çabej ia pat kushtuar të shoqes, Shyhretit, dhe dy sonete për tronditjen që i shkaktoi jetës së tij humbja e të birit. Nuk është e vështirë që lexuesi të dallojë se sa të përsosura janë ato formalisht, se gjuhëtari në këtë rast i ka shërbyer poetit kurse ky i fundit i është bindur ndjenjës. Është e rrallë gjithmonë të marrësh prej artit emocione në gjendjen fillestare, të pandikuara nga akademizmi i dijeve, i kulturës dhe formave cerebrale të përpunimit të informacionit të brendshëm njerëzor. Lexuesi ka për të ndjerë se nuk i këndohet një ideali utopik, dashurisë apo një jete të pamundur. Vargjet kanë një optimizëm të kthjellët sepse besojnë që njeriut të cilit i falet dashuria, përunjësia, dlirësia, detet, ekziston, është real: "Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...""Sonetet, që janë të pakta në numër, vetëm 18, janë shkruar në vitet 1949-‘50, kur është njohur me nënën time. Ato janë sonete dashurie në këtë kuptim, se kanë marrë shkas e janë shkruar për gruan që njohu në moshë të pjekur, 41-vjeçare dhe që ishte gruaja me të cilën lidhi jetën, pra për gruan e jetës. Janë të përkryera për nga forma, sipas të gjitha rregullave klasike të tingëllimës, janë të gjithësishme, hapësinore e të rënda njëherësh, po aq poezi për dashurinë sa dhe për vdekjen. Kam bindjen se ... do të jenë një kontribut i vyer e një risi në poezinë shqiptare, duke e pasuruar e plotësuar atë me një kryevepër të një fare, një lloji, që i mungon. Këtë pohim e bëj duke e parë me syrin e ftohtë të lexuesit e të botuesit, e jo me syrin e bijës për veprën e t‘et. Botimi a më mirë mosbotimi i tyre deri më sot, gati gjashtëdhjetë vjet pasi u shkruan, ka një histori të veçantë e tipike për karakterin e rezervuar të autorit, të cilën do ta sqaroj në një pasthënie të botimit, i cili do të dalë në dritë së shpejti, muajt e ardhshëm." - Brikena Çabej (e bija)?.