Dritan Hoxha (gazetar): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 2 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q3302165 (translate me)
grafika
Rreshti 16:
 
Dritan Hoxha, i lindur në [[Kukës]] më 20 shtator 1968, u vendos prej vitesh në [[Tiranë]]. Familja e tij banoi fillimisht në [[Laprakë]], aty ku biznesmeni kaloi edhe fëmijërinë e tij nën kujdesin prindëror të Zyrasë, nënës së tij, ndërsa babai, Fiqiri Hoxha, vdiq në moshë të re. Fëmijëria dhe rinia e Dritan Hoxhës ishte e ngjashme me atë të bashkëkombësve të tij, e mbushur me problemet dhe hallet e zakonshme të çdo shqiptari. Në kohën kur Shqipëria ndodhej ende nën regjimin diktatorial, Dritan Hoxha bie në sy për pasionin e tij ndaj teknologjisë. Biznesmeni ishte bashkëshorti i Vjollcës dhe babai i katër fëmijëve, tri vajza, Lori, Sara e Redia si dhe djalit Itan Hoxha, që lindi një vit më parë.
 
== Biznesmeni ==
Vitet ‘90 e gjetën Dritan Hoxhën në fillimet e një biznesi që do të njihte më pas vetëm rritje, fuqizim e zgjerim. Që në atë kohë, 40-vjeçari që humbi jetën dje u identifikua si pronari i kompanisë së kafes “Lori Kafe”. Duke qëndruar më pas në të njëjtën fushë të veprimtarisë tregtare, ai e zgjeroi më tej aktivitetin e biznesit, duke futur në treg edhe një markë tjetër të kafes së importuar “[[Illy Cafe]]”. Aktiviteti tregtar në këtë fushë dhe karakteri ambicioz i biznesmenit, e orientuan atë drejt projekteve më të gjera dhe më të fuqishme. Në shkurt 1998, Dritan Hoxha themelon radion “Top Albania”, e cila hyri në transmetim duke aplikuar standardet më të larta teknologjike krahasuar me vendet më të përparuara të Ballkanit. Pas veprimtarisë së suksesshme në drejtimin e “Top Albania”, biznesmeni Dritan Hoxha në vitin 2001 themelon televizionin privat “[[Top Channel]]”. Përmes sinjalit tokësor dhe më pas edhe në satelit, ky televizion gjeti shtrirje gjeografike gradualisht në të gjithë Shqipërinë dhe më pas i kaloi kufijtë e saj. Kompania mediatike “[[Top Media]]” nën drejtimin e Dritan Hoxhës, u dallua për investimin e teknologjisë bashkëkohore teknike të konsideruar edhe si “revolucioni mediatik” në industrinë televizive në Shqipëri.
Media
 
== Media ==
Pas investimeve në krijimin dhe zgjerimin e “[[Top Albania Radio]]” dhe “[[Top Channel]]” në vitin 2005, Dritan Hoxha bëhet promotor i hyrjes në Shqipëri të platformës së parë të transmetimit televiziv dixhital. Përmes platformës “[[Digit Alb]]” filloi transmetimin e një seri kanalesh televizive, fillimisht në sinjal tokësor dhe më pas në atë satelitor. Pas këtyre investimeve në industrinë mediatike, Dritan Hoxha e zgjeroi më tej aktivitetin e tij edhe me një gazetë të përditshme “Shqip”, dhe më pas edhe me prodhimin dhe futjen në qarkullim të telefonit të parë celular në Shqipëri, që njëkohësisht ofronte edhe shërbimin e televizorit të lëvizshëm. Megjithatë në të gjithë veprimtarinë e tij, kulmi i suksesit dhe aktiviteti të cilit biznesmeni i përkushtohej më shumë, ishte televizioni “[[Top Channel]]”. Një sigël me të cilën biznesmeni 40-vjeçar që humbi jetën dje në orët e mëngjesit, kishte filluar të identifikohej gjithnjë e më shumë prej vitit 2001, kur për herë të parë ky kanal televiziv filloi transmetimet e tij.
 
== Aksidenti ==
Hoxha ishte duke i dhënë makinës së tij e tipit [[Ferrari]] bashkë me 27-vjeçaren Entela Hysko<ref>[http://www.qeveria.eu/fun/modules.php?name=News&file=article&sid=540 Vdiq D.H. se bashku me 27 vjeçaren Entela Hysko]</ref> rreth orës 1:51, kur makina doli nga rruga dhe u përplasë me një pemë buzë [[Lana|Lanës]], duke rezultuar në vdekjen e të dyve<ref>[http://www.albtoday.com/alb_detailnewspage.php?newsID=9384&PHPSESSID=e9556f77926d17afbb2ebe591abf55c6 Policia: Ndjekje penale për aksidentin ku humbi jetën Dritan Hoxha]</ref>
 
== Referencat ==