Ungjilli i Mateut: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda: Mateu Ungjilltar.jpg|thumb|200px|Shën Mateu Ungjilltar.]]
Mbarë tradita kishtare që arrin deri në shek.I na siguron se autori i ketij Ungjilli është [['''Mateu''']], njëri nga të Dymbëdhjetët. Ky Ungjill u shkrua së pari në gjuhën aramaike për te krishterët e kthyer prej hebrenjve. Më vonë,a prej vetë autorit,apo prej ndonjë nxënësi,nën drejtim të vetë autorit,u shkrua greqisht. Tek ne arriti vetëm në gjuhën greke. Ka pasur ndikim të madh në vjetërsinë e krishterë pse i kushton shumë kujdes fjalëve dhe mësimit të Jezusit. Ndër katër Ungjijtë, ky është më i ploti dhe më mirë i sistemuar.
Ungjilli i Mateut është i përqëndruar në Personin e Jezu Krishtit: Ai është Krishti-Mesia. Është profeti i Mbretërisë qiellore (4,17-23); është Biri i Atit qiellor (11,25-27); Biri i Davidit (20,30;21,16;22,41). Mbi Të vërtetohet profecia e Isaisë mbi Shërbëtorin Pësimtar të Jahveut (16,24) për themelimin e Besëlidhjes së Re (26,26-27). Jezusi ka hyrë në lavdinë e vet dhe rishtas do të vijë të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit.
Duhet të jetë shkruar rreth vitit 70.