Besëlidhja e Vjetër: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
Grupi i parë, mjaft i gjërë librash, pas një hyrjeje të shkurtër mbi prejardhen e rruzullit e të njerëzimit, merret me ndeshtrashat e historise së popullit të Izraelit qysh prej kohëve më të lashta e gati deri në pragun e [Besëlidhja e Re|Besëlidhjës së re]]. Ky grup ndahet në dy grupe të tjera shkrimesh: '''Pesëlibërshi''' dhe '''librat historikë'''. Këta të fundit mandej degëzohen në katër klasë:
 
*1/vepra '''deuteronomiste''' që përfshin librat: '''Jozuehu''', '''Gjyqtarët''', '''Ruta''', '''Samueli'''/ dy libra /, '''Mbretërit'''/dy libra/.
Vetëm kjo klasë emërohet shpesh: Librat historik;
 
*2/vepra e '''Kronistit''' që përfshin dy librat e '''Kronikave''' dhe librat e '''Esdrës''' e të '''Nehemisë''';
 
*3/tri tregime shprese: '''Tobia''', '''Estera''', '''Judita''';
 
*4/dy librat e '''Makabejve'''.
 
Grupi i dytë përfshinë të ashtuquajturit '''Libra poetikë''', sepse janë shkruar gati krejtësisht në poezi, por, këta libra zakonisht merren mjaft shumë me mësime për një jetë të ndershme, prandaj shpesh quhen edhe: '''Libra didaktik''' ose '''Libra urtësie'''. Ndër ta dallohen për formë e lartësi poetike [[Psalmi|Palmet]] dhe '''Libri i Jobit'''.