[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 7:
Anime gjithashtu ka parë transmetim të gjërë në shumë vende si [[Sh.B.A]], Spanjë, Singapor. Transmetimi i animes është mundësuar edhe në Shqipëri nga stacjoni telviziv privat ''TVA'' por nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur kanë filluar apo mbaruar transmetimet.
 
Historia ka në qendër të saj personazhin kryesor Keitaron. Në manga dhe anime ngjarjet e fatkeqit Keitaro, prezantohen bukur përpara publikut dhe kryesisht kanë në qendër përpjekjet e tij për të “mbijetuar” si kujdestar i një konvikti vajzash. Gjatë qëndrimit të tij në apartamentet Hinata, ai përjeton një histori dashurie deri diku komike me një nga vajzat e konviktit që ai e kishte njohur edhe që në fëmijëri. Midis përpjekjeve të Keitaros për të fituar të drejtën e studimit në Universitetin e Tokyos dhe në tentativën heroike për të fituar zemrën e Naru-së, seriali manga dhe anime merr një pamje komike dhe dëfryese.
 
Si seriali anime ashtu edhe seriali manga morën përgjigjje pozitive nga ana e kritikëve përkatës. Në Sh.B.A gjatë ''Anime Expo'', manga u zgjodh si manga më e mirë për vitin 2002. Gjtihashtu rishikimet dhe kritikat pozitive nuk u kursyen edhe nga ''Anime News Network'' duke e vlerësuar mangën për mënyrën e saj origjinale në kombinimin e një drame dhe romance me rezultat një komedi të shkëlqyer. Gjithashtu fakti që manga dhe anime janë publikuar dhe transmetuar në shumë vënde të globit tregon qartë famën e fituar nga seriali. Megjithatë ndër këto kritika pozitive rreth serialit, janë për t'u theksuar edhe kritikat e shumta negative (nga Anime News Network por edhe nga site dhe revista të tjera), që erdhën për dy filmat OVA të nëntitulluara: ''Love Hina Again''. Këto dy filma u panë si të pa nevojshëm dhe për më tepër shumë nga adhuruesit u shprehën se këto dy filma nuk dhuronin të njëjtin dëfrim sa seriali anime me 25 seri.