[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 11 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q559060 (translate me)
Rreshti 17:
== Historia ==
 
Një nga tregimet me interesante, aq sa i përngjan një legjendë dhe qe lidh anzhuinet[[anzhu]]inet me shqiptaret është dhe ajo e [[Tanush Topia]]s, kontit të Durrësit, dhe lidhjes së tij me Helenën franceze, bije e familjes mbretërore anzhuine. Tanushi e kishte parë Helenën për herë të parë në kështjellën e Durrësit[[Durrësi]]t, kur ajo kishte ardhur me një anije vetëm sa për të kaluar një mbrëmje dhe për t'u nisur pastaj brigjeve të Greqisë, ku e priste i fejuari i saj frëng, princ i ishujve të Moresë. Ajo ishte bionde dhe një bukuroshe e ashpër nga krahina e Anzhuse. I ndezur nga dashuria për te, Tanushi që atë mbrëmje e rrëmbeu francezen me pasionin e tij. Ajo e pëlqeu menjëherë princin e pashëm shqiptar dhe nuk pranoi të vazhdonte udhëtimin e nisur drejt Greqisë. I dërguari i mbretit në Durrës, guvernatori francez, me kot e kërcënoi se mbreti do t'i dërgonte ushtrinë dhe do t'ja digjte të gjitha pronat. Por çifti tashmë jetonte ditët e një lumturie të madhe. [[Tanush Topia]] shpalli dasmën dhe thirri gjithë princat shqiptare. Një vit më vonë u lindi një djalë që Helena e quajti Charles (Karl) në kujtim të stërgjyshit të saj. Mbreti që rrinte në [[Napoli]], nuk guxoi të sulmonte Durrësin me flotën e tij. Ai e dinte që princi shqiptar do të gjente mbështetjen e princërve të tjerë dhe betejën do ta humbte, e bashke me te dhe mbretërinë. Shumë vite do të kalonin dhe më se fundi, mbreti anzhuin do t'u çonte mesazhe miqësie dhe i ftoi ata të shkonin ne pallatin e tij në Napoli. Një ditë, Tanush Topia dhe Helena e bukur do ti hipnin anijes dhe do të niseshin neper Adriatik drejt Napolit. Mbreti Robert u kishte çuar fjale se i kishte falur dhe se në Napoli po përgatiteshin festimet e pritjes së princit shqiptar. Helena përpiqej të imagjinonte se si do të ishte ky takim me atin. Ajo e njihte mirë zemëraten e tij dhe shpresonte se pas kaq vitesh, mllefi i tij qe shuar dhe ndoshta tashmë me siguri ai do kishte mall jo vetëm të shihte atë, por dhe Karlin e vogël, që mbante si kujtim emrin e dëgjuar. Por ky pinjoll i lindur nga historia e një rrëmbimi apo i një dashurie të nëmur, me gjak shqiptar e francez, nuk do ti ndiqte prindërit e tij. Ai kishte mbetur në kështjellë. Në Napoli, Topia u prit me nderime të medha dhe ceremonia vazhdoi gjer natën vonë. Helena dhe Tanushi nuk e dinin se po kalonin natën e fundit të jetës së tyre. Mbreti urdhëroi ti vrisnin që të dy, dhe në mëngjes kufomat e tyre u zhdukën. Rrëmbimi i Helenës, si në teatrot klasike greke, përfundoi me një tragjedi të tmerrshme. Principata mbajti zi për princin dhe princeshën e vrarë. Një armiqësi u krijua për mbretin e Anzhuse.
 
Sa më shumë rritej princi i vogël, aq më shumë ai krenohej me prejardhjen e tij shqiptare e franceze. Kur u bë zot i Durrësit dhe i krahinës përreth, në stemën e tij ai vazhdoi të mbante zambakët heraldikë duke shtuar dhe luanin e stemës së herëshme të anzhuinëve. Karl Topia përmendet për herë te parë rreth viteve [[1350]], në një kohë kur anzhuinët e zotëronin ende Durrësin, por jo "de facto". Shqipëria vazhdonte te quhej "[[Regnum Albania]]" me kryeqendër Durrësin. Shume vite me vone, anzhuinet e sulmojne qytetin dhe e pushtojne ate me 1368-te, por ai clirohet perseri disa vite me vone. Me [[1374]], [[Papa Grigor XI]], duke pare forcën e princit Karl Topia, i dha atij titullin "Grande Comte d'Albania" (Kont i madh i Shqipërisë). [/i]
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]