Ndryshimi mes inspektimeve të "Atomi"

3 bytes removed ,  7 vjet më parë
U kthye versioni 1352932 i bërë nga Butrintbeqiri (diskutimet)
(U kthye versioni 1352932 i bërë nga Butrintbeqiri (diskutimet))
 
Ligjet themelore të kimisë, respektivisht ligjet stekiometrike të saj, argumentojnë faktin se atomet janë grimca reale dhe me të vërtetë ekzistojnë.
Zbulimet shkencore që u bënë nga ana e një numri të madhëmadh shkencëtarësh (fizikan dhe kimistë) nga fundi i shek.XIX-të dhe fillimi i shek.XX-të e sidomos zbulimi i radioaktivitetit, ka treguar se ekzistojnë grimca më të vogla se atomi, gjë e cila qëndron në kundërshtim me teorinë atomike të Dalton-it. Pra, sipas Daltonit, atomi është definuar si grimcë e pandashme, dhe kjo është përmendur që moti në Greqinë e vjetër nga Demokriti, i cili për atomin thotë ,,a-tomos’’,(nga greqishtja, a-jo, dhe tomos-i ndarë).
Supozimi se atomi është i pandashëm ka qenë i pranuar si një e vërtetë absolute, për ç’arsye edhe është dashur që të gjitha vrojtimet të cilat kanë treguar se atomi është pjesë e përbërë, të hulumtohen në mënyrë sistematike që të fitohen të dhëna të sigurta eksperimentale, si vërtetim i sigurt në kompleksitetin e strukturës së atomit. Ndër zbulimet më të rëndësishme, që drejtpërdrejtë kontribuon në njohjen e strukturës së brendshme të atomit, janë:
zbulimi i dukurisë së “radioaktivitetit”,
Bërthama e Atomit
 
Bërthama – Është një grimcë komplekse dhe në të gjenden dy grimca sublimentare: protoni – si grimcë me ngarkesë elektrike pozitive dhe neutroni – si grimcë elektroneutrale. Bërthama është përafërsisht përnja 10.000 herë më e vogël se vetë atomi. Diametri i atomit është përafërsisht 10-10m (disa të dhjeta pjesë të nanometrit), ndërsa diametri i bërthamës është përafërsisht 10-14m, ose 10-3nm. Pra, pjesa më e madhe e hapësirës së atomit është “e zbrazur”.
Për të ilustruar këtë lidhshmëri ndërmjet dimensioneve të bërthamës dhe atomit, supozojmë se, për shembull, nëse atomin e zmadhojmë për 100 miliardë herë, atëherë do të fitonim-një top me diametër prej afër 10m, në qendrën e të cilit do të gjendej bërthama me madhësi sa koka e gjilpërës (me diametër prej afër 1mm).
Protoni – (greq. protos – i pari) – është grimcë elektropozitive, ngarkesa elektrike pozitive e të cilit është 1,6020 × 1519c (kulona), ndërsa masa e protonit praktikisht është aq sa edhe masa e atomit të hidrogjenit. Protonin e ka zbuluar Ratherfordi në vitin 1919. protonin shkurtimisht e shënojmë me shenjën p. Numrin e përgjithshëm të protoneve në bërthamën e një atomi e shënojmë me z. Ky numër njëherit paraqet edhe numrin rendor të elementit në sistemin periodik të elementeve.