Jorge Luis Borges: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Annus horribilis
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Jorge Luis Borges Hotel.jpg|thumb|Jorge Luis Borges]]
'''Jorge Luis Borges''' (Horhe Luis Borhes) ishte një nga shkrimtarët më të mirë të nëntqindes, argjentinasi Horge Luis Borges lindi më [[24 gusht]] [[1899]] në [[Buenos Aires]], [[Argjentina|Argjentinë]]. Ngjarjet më të rëndësishme mbi biografinë e tij janë te lidhura ngushtë me disa nga paraardhësit e tij. Duke qenë se rrjedh nga një familje studiuesish dhe ushtarakësh Borges zgjodhi letërsinë megjithëse e pati një peng të madh për shumë kohë faktin që nuk zgjodhi ushtrinë. Nga 1914 deri 1921 jetoi bashkë me familjen nëpër Evropë. Kreu studimet fillimisht në [[Gjenevë]] e më pas në [[Spanjë]], ku njohu më mirë letërsinë dhe shkroi disa nga poezitë e tij të para.
 
Në [[1923]] publikoi librin e tij të parë me poezi, "Fervor de Buenos Aires", dhe pas dy vjetësh librin e dytë "Luna de Enfrente". Në [[1925]] Borges njohu Viktoria Okampo, muza e tij për shumë vite me të cilën u martua 40 vjet më pas. Me të Borges pati një mirëkuptim intelektual i destinuar për të hyrë në mitologjinë e letërsisë argjentinase. Aktiviteti publicistik i Borges ishte shumë i gjerë. Vargjet e "Kauderno San Martìn" u publikuan vetëm në 1929, ndërsa një vit më pas doli "Evaristo Karriego", një vepër që entuziazmoi kritikën argjentinase.
Rreshti 18:
Në [[1955]] Borges u emërua drejtor në Bibliotekën Kombëtare, një nga ëndrrat e tij të hershme. Në fjalimin e rastit ai u shpreh se: "Është një ironi sublime dhe hyjnore që më jepen 800 mijë libra kur unë jam në terr të plotë prej vitesh". Pas 31 vjetësh drejtor ai u nda nga jeta më [[14 qershor]] [[1986]]. Pranë varrit të tij prehen eshtrat e gruas së dytë të Borges-it, Marìa Kodama.
 
Shumë regjisorë janë bazuar në jetën e tij për të realizuar filma, dhe sa për shembull mund të përmendim një mbi të gjithë "Estela Kanto, Un Amor de Borges", nga regjisori Havier Torre (1999). ku protagonistë është bukuroshja Ines Sastre.
 
[[Kategoria:Shkrimtarë argjentinas]]