Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 5 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q1474287 (translate me)
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 2:
 
== 1940-44: Instituti i Studimeve Shqiptare, pararendës i Akademisë së Shkencave ==
[[Skeda:ISSH.gif|parapamje|330px|right|Nga e majta: [[Vangjel Koça]], [[Aleksandër Xhuvani|Aleksander Xhuvani]], [[Anton Paluca]], Át [[Anton Harapi]], [[Xhevat Korça]], [[Mustafa Kruja|Mustafa Merlika Kruja]], [[Ernest Koliqi]], [[Dhimitër Beratti|Dhimitër Berati]], Át Zef Valentini, [[Karl Gurakuqi]], [[Eqrem Bejbej Vlora|Ekrem Vlora]], Nicola Lo Russo Attoma e Dom [[Lazër Shantoja]]]]
Gjatë viteve të pushtimit fashist, një prej ngjarjeve që meriton t' i kushtohet vëmendje e veçantë është krijimi dhe veprimtaria e Institutit të Studimeve Shqiptare, ëndërre kahershme e intelektualëve e patriotëve shqiptarë. Më 8 prill 1940 Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Këshillit të Ministrave miratoi krijimin e fondacionit "Skeanderbeg" si dhe statutin e Institutit të Studimeve Shqiptare. Sipas këtij statuti, Instituti i Studimeve Shqiptare kishte për qëllim t'i jepte hov e të bashkërendonte lëvizjen intelektuale shqiptare në fushën e shkencës, të letrave e arteve. Të përkujdesej për pasurimin e kulturës kombëtare, duke marrë si shembull kombet e përparuara të Evropës, por duke ruajtur njëkohësisht dhe karakterin kombë'tar sipas mendësi ve dhe traditave më të mira kombëtare<ref>AQSH, F. 200, V. 1940, D. 10.</ref>.
 
Rreshti 35:
Instituti i Studimeve, krahas punës studimore, mori përsipër dhe ndërtimin e një Muzeu Shqiptar të Shkencave Natyrore, i cili do të përmblidhte një koleksion zoologjik, një erbarium të florës shqiptare, si dhe një koleksion të mineraleve dhe fosileve që ishin zbuluarderi ato vite. Ky muze u ndërtua dhe u drejtua nën kujdesin e prof. [[Sabiha Kasimati]]. Më 1944 Instituti i Studimeve Shqiptare, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Popullore, Ministrinë e Arsimit dhe atelienë fotografike "Marubi" arritën krijimin e një arkivi fotografik dhe hartografik shqiptar, pronë e këtij Instituti dhe u përpoqën për pasurimin e tij.
 
Në korrik 1944 Instituti, krahas riorganizimit të tij, pranoi në gjirin e vet shumë intelektualë të kohës, si [[Fan Noli]], [[Mid'hat bej Frashëri|Mit'hat Frashëri]], Ali Asllani, [[Kristo Floqi]], [[Krist Maloki]], Dom [[Ndoc Nikaj]], At [[Pashk Bardhi]], [[Hasan Dosti]], [[Hamdi Sulçebe]], [[Hamit Kokalari]], [[Spiro Konda]], [[Vasfi Samimi]], [[Odise Paskali]], [[Rexhep Krasniqi]], [[Vedat Kokona]], [[Arshi Pipa]], Dede Gostani, Gasper Shoshi, Gjelosh Luli, Gjush Sheldia, Llukë Karafili etj.
Në fund të vitit 1944, Instituti i Studimeve Shqiptare ndërpret veprimtarinë e
tij. Në vitin 1946 me vendim të Qeverisë Shqiptare krijohet Instituti i Shkencave me një strukturë të përafërt me atë të Institutit të Studimeve Shqiptare në gjirin e të cilit punonin një pjesë e mirë e ish-anëtarëve të atij Instituti.